Qeveria vendos të heqë referencat për pagat në privat
Qeveria shqiptare mori sot vendim për të revokuar një vendim të saj të vitit 2007, kur vendoste dyshemeve e pagave për sektorin privat. Referenca për pagat nuk u prit mirë nga biznesi në atë kohë. Në përgjithësi sistemi i referencave që ka aplikuar kjo qeveri është cilësuar një pengesë për zhvillimin e biznesit.
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 1 e 124, të ligjit nr.8485, datë 12.5.1999, Kodi i Procedurave Administrative, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
Revokimin e vendimit nr.285, datë 4.5.2007, të Këshillit të Ministrave, Për përcaktimin e pagës referuese mujore, për efekt të llogaritjes së kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore dhe të tatimit mbi të ardhurat personale, sipas nomenklaturës së veprimtarisë ekonomike, për të punësuarit në sektorin jopublik, që kryejnë punë të pakualifikuara e të kualifikuara, si dhe për personelin drejtues e tekniko-ekonomik të tyre, thuhet në vendimin e qeverisë.