FRD nis negociatat për të krijuar polin e qendrës së djathtë
Fryma e Re Demokratike ka nisur negociatat për të krijuar një koalicion të qendrës së djathtë, që do të garojë në zgjedhjet e ardhshme përballë koalicioneve klasike.
Kështu raporton e përditshmja Shqip, duke iu referuar burimeve të saj.
Burime nga FRD bëjnë me dije se kanë nisur tashmë negociatat informale mes drejtuesve të FRD dhe përfaqësuesve të partive të vogla të qendrës dhe të së djathtës.
Burimet bëjnë me dijë se partitë me të cilat pritet të negociohet janë Aleanca KuqeZi e Kreshnik Spahiut, Lëvizja për Zhvillim Kombëtar e Dashamir Shehit, Partia Demokristiane e Nard Ndokës, Partia Ligj dhe Drejtësi e Spartak Ngjelës, por edhe me përfaqësues të Ballit Kombëtar, etj.