FRD prezanton kandidatët në Berat. Topi: Ne jemi në politikë për të rikonsideruar të djathtën
Fryma e Re Demokratike zhvilloi një takim me qytetarët në Berat, ku u prezantuan kandidatët e kësaj partie për këtë qark.
Kryetari i FRD, Bamir Topi, tha se kjo forcë politike vlerëson shumë rikonsiderimin e së djathtës si dhe rizgjimin e vlerave që janë harruar nga pushteti aktual.
Në 23 qershor vazhdoi ne konkurrojmë të vetëm, por nuk jemi të vetmuar. Mbështetja për FRD-në është e fuqishme, ajo ndjehet në çdo takim me mbështetës e simpatizantë, tha Topi.
Ai u bëri thirrje gjithë shqiptarëve të mos bien pre e premtimeve boshe.
Duke u ndalur në vlerat ekonomike dhe historike të qytetit të njëmijë dritareve, kryetari i FRD-së theksoi papërgjegjshmërinë e qeverisë për ti vlerësuar këto burime në dobi të zhvillimit të zonës.
Vetëm disa muaj më parë në qytetin tuaj u dhunua sërish shtëpia muze e Onufrit, kalaja e Beratit ka mbetur e rrënuar nga politika dritëshkurtër e qeverisë. Kjo politikë që mundohet të riciklojë pushtetin, nuk meriton të votohet, tha Topi.
Mos e lini fatin tuaj në dorë të manipulatorëve, dilni në votime dhe vlerësoni të ardhmen e familjeve tuaja. Shfrytëzojeni mundësinë që ju ka dhënë Kushtetuta për të zgjedhur vetë ju pushtetin, apeloi kreu i FRD.
Kandidati për deputet, Aleksandër Sallabanda, që prin listën e FRD-së për qarkun e Beratit, duke përshëndetur pjesëmarrësit në tubim, tha ndër të tjera se sot është dita të mbështetet Fryma e Re Demokratike sepse kështu i jepet fund tranzicionit të gjatë shqiptar./ep