E Diel, 1 Nëntor 2026

Pas Berishës, edhe Basha akuzon Ramën se po kërcënon drejtorët e shkollave

luli

Një ndër premtimet kryesore të Lulzim Bashës për tu zgjedhur si kryebashiak i Tiranës, ishte se do të merrej vetëm me hallet e qytetarëve, duke mos u përfshirë në politikë. Por, koha ka treguar të kundërtën.

Ndërsa merrte pjesë në prezantimin e një projekti për ndërtimin e shkollave të reja, Basha ka ripërsëritur akuzat e kryeministrit Berisha për kreun e opozitës, Edi Rama, se është duke kërcënuar drejtorët e shkollave. Deklarata e Bashës është bërë referuar bisedës dhe jo kërcënimeve në fakt, që Rama ka bërë me drejtoreshën e shkollës Qemal Stafa, të cilën ai e ka cilësuar si më të mirën në kryeqytet. Por, Basha nuk ka thënë asnjë fjalë për përfshirjen e nxënësve në fushatën e PD-së, të detyruar në të shumtën e rasteve pikërisht nga drejtorët politikë të emëruar në institucionet arsimore.

Nuk ka rrugë tjetër për ti dhënë fëmijëve të kryeqytetit një bazë të shëndoshë për të konkurruar në Bashkimin Evropian, përveç mbështetjes që ju jepet shkollave dhe çështë më e rëndësishmja mësuesve dhe drejtuesve të këtyre shkollave.

Rruga që jepet ajo e kërcënimit të drejtorëve nuk është gjë tjetër veçse poshtërim, unë do thosha që fajin për fushatën e Ramës nuk e kanë drejtorët, e kanë çiklistët. Ju do të thoni pse çiklistët? Unë do them pse drejtorët?, tha Basha./b.l

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›