E Diel, 1 Nëntor 2026

Imami takon homologun maqedons: Mbështetje për në NATO

SHKUP- Maqedonia dhe Shqipëria kanë marrëdhënie të shkëlqyera në fushën e mbrojtjes kanë konstatuar ministrat Arben Imami dhe Fatmir Besimi, në takimin e tyre të realizuar në Shkup.

Ministri Besimi ka kërkuar që Shqipëria të vazhdojë dhe më tej me përkrahjen që i jep Maqedonisë për anëtarësimin në NATO, duke vlerësuar se integrimi i vendeve të rajonit është investim për një paqe stabile e të qëndrueshme në rajon.

Ministri Imami tha se Shqipëria ka vullnet të plotë për të ndihmuar Maqedoninë në rrugën e saj drejt NATO-s, ndërkohë është shprehur optimist për zgjidhjen e problemit të emrit që Maqedonia ka me Greqinë, që sipas tij është tekniko-politik.

2 ministrat biseduan dhe për avancim të bashkëpunimit në funksion të shfrytëzimit të kapaciteteve të përbashkëta që posedojnë 2 vendet në fushën e mbrojtjes, për të përballuar emergjencat natyrore, teknologjike por dhe terroriste.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›