Videoja Prifti-Beqiri, prokuroria nis verifikimet
TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka nisur sot hetimin për videon e publikuar mbrëmë gjatë një emisioni televiziv, ku shfaqej ish-ministri i Ekonomisë dhe Energjetikës Dritan Prifti, në afera korruptive me vartësin e tij.
Videoja u bë publike nga Ish-deputeti i LSI-së Spartak Braho, i cili deklaroi se këtë video prej 20 minutash e ka prokuroria, ndërsa shtoi se edhe kjo është regjistruar nga vetë Dritan Prifti, 10 ditë pas filmimit të videos Meta- Prifti, me të njëjtat mjete filmimi.
Sipas prokurorisë, publikimi i kësaj videoje cenon sekretin hetimor, pasi videoja Prifti-Beqiri është objekt hetimi në prokurori.
Verifikimet e prokurorisë së Tiranës do të bëhen për të kuptuar nëse kjo video është nxjerrë apo jo nga dosja hetimore. Sipas organit të akuzës, për daljen e videos, verifikime do të ketë edhe në Gjykatën e Lartë.
(ma.ar/BalkanWeb) Lidhje te tjera Shfaqet video Prifti-Beqiraj, Braho: Kam 187 orë filmime