FRPD ndan ndihma ushqimore për familjet e evakuuara
Asiston vullnetarisht për kapërcimin e situatës emergjenteOrganizatorët e Forumit Rinor të Partisë Demokratike ndanë sot për familjet e përmbytura pako ushqimore dhe u gjendën pranë tyre në këto momente të vështira, duke i siguruar se kurrë nuk do të ndjehen vetëm. Strukturat e FRPD-së dega Shkodër me praninë edhe të anëtares të kryesisë së FRPD çiljeta çilaga dhe të sekretarit të përgjithshëm Keltis Kruja vizituan disa familje të prekura nga përmbytjet të cilat janë strehuar në konviktin e liceut artistik “Prenk Jakova”. Të rinjtë e forumit shpërndanë disa pako me ushqime për këto familje dhe i garantuan ato që, do të jenë përkrah tyre në këtë situatë të vështirë edhe në ditët në vijim. Kryetarja e FRPD Shkodër, Gjeorgjeta Hila deklaroi se të rinjtë e këtij forumi janë gjendur çdo ditë pranë familjeve të prekura nga përmbytjet dhe do të vazhdojnë të ndodhen pranë tyre deri në përmirësimin e plotë të situatës.Kreu i FRPD, deputeti Gerti Bogdani ka njoftuar të gjitha strukturat nëpër rrethe që të angazhohen vullnetarisht në zonat e përmbytura për të asistuar banorët dhe familjet e përmbytura në Shkodër dhe Lezhë. FRPD është e vetmja strukturë rinore partiake që u gjendet pranë familjeve të përmbytura në veri të vendit, duke kontribuuar për minimalizimin e dëmeve të mëdha të shkaktuara nga vërshimi i ujërave, sipasojë e reshjeve të dendura të shiut. FRPD shprehet edhe për angazhim të mëtejshëm deri në kapërcimin e situatës problematike. ...