Shqyrtimi nen per nen i Kodin Rrugor ne Kuvend

Pas miratimit tri dite me pare nen per nen ne Komisionin Parlamentar te Ekonomise dhe Financave vetem me votat e mazhorances buxheti i shtetit per vitin 2012 do te shqyrtohet dhe miratohet nen per nen ne seancen plenare te Kuvendit e paralajmeruar per kete te hene ne oren 09.00 raporton agjencia e lajmeve NOA.al.
Projektligji per Buxhetin e vitit 2012 eshte pika kyc e seances se sotme plenare per te cilin ashtu sikunder pritet deputetet e opozites do te ngrene kartonin e kuq.
Madje nje prej gazetave thoshte ne titullin kryesor te saj se te gjithe socialistet do te votojne kunder dhe ky ishte nje urdher i nisur me e-mail nga kreu i PS-se.
Pritet qe gjate seances se sotme te kete debate mes mazhorances dhe opozites para se gjithash per buxhetin per te cilin PS ka dhene argumentet e saj kunder ndersa mazhoranca e cileson si buxhetin historik.
Por nje tjeter pike e nxehte e rendit te dites do te jete edhe shqyrtimi ne seance plenare i Kodit Rrugor nje projektligj per te cilin jane ndermarre tri nisma legjislative por qe per tu kthyer ne ligj kerkon bashkimin e votave te mazhorances dhe opozites ne nje shumice te cilesuar prej 84 votash.
Ndersa kaloi me veshtiresi ne Komision Kodi Rrugor pritet te vere ne prove edhe sa i rezistueshem eshte kompromisi i arritur per reformat kyce ne vend mes mazhorances dhe opozites dy jave me pare pas dy vitesh ngerc politik.
Gjate shqyrtimit te Kodit Rrugor ne parlament do te shprehen Komisioni per veprimtarite prodhuese tregtine dhe mjedisin dhe Komisioni per sigurine kombetare.
Gjate seances se sotme do te miratohen procesverbalet e seancave plenare programi i punes se Kuvendit miratimi me konsensus i kalendarit 3 javor te punimeve te Kuvendit per periudhen 6-23 dhjetor 2011.