E Shtunë, 31 Tetor 2026

FSHF, 1 milion lekë gjobë Luftëtarit

Në Federatën Shqiptare të Futbollit (FSHF) u mbodh sot (e mërkurë) Komisoni i Disiplinës për të analizuar veprimet e shfaqura gjatë javës së fundit. Komsioni, pasi mori në shqyrtim dokumentacionin e paraqitur nga Sektori i Garave, vendosi:
- KF "Luftëtari", për hedhje të sendeve të forta në fushë dhe ofendim publik të gjyqtarit, dënohet me 100.000 lekë gjobë.
- Lojtari Ervin Sulejmani i "Apolonisë", për goditje me shpullë të kundërshtarit, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim dhe 50.000 lekë gjobe.
- Zyrtari i klubit të futbollit "Apolonia", Liu Bistika, për ofendim të gjyqtarit dënohet me 1 (një) ndeshje pezullim nga drejtimi dhe 30.000 lekë gjobë.
- Lojtari i KF "Luftëtari", Arlind Nora, për goditje me brryl të kundërshtarit, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim dhe 100.000 lekë gjobë.
- Lojtari i KF "Turbina", Klajdi Abrahimi, për goditje me shkelm të kundërshtarit, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim dhe 50.000 lekë gjobe.
- Lojtari i KF "Ada", Fation Hasani, për goditje të kundërshtarit dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim dhe 50.000 lekë gjobe.
- Lojtari i KF "Clirimi", Rudin Maho, për goditje me shkelm në gjoks kundërshtarit, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim dhe 100.000 leke gjobe.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›