E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skafi ne Seman, shoqerohet pronari

FIER - Shoqerohet ne polici pronari i nje mjeti lundrues, i cili pas marrjes ne pyetje eshte vendosur qe te hetohet ne gjendje te lire. Inspektoret e zyres se luftes kunder trafiqeve te paligjshme ne Drejtorine e Policise se Fierit vune nen akuze Fatmir D., 44 vjec, i proceduar edhe me pare per favorizim te kalimit te paligjshem te kufirit. Sipas burimeve zyrtare te policise lokale, mesohet se me daten 3 prill te vitit 2007 ne vendin e quajtur grykederdhja e Semanit, eshte kapur nje mjet lundrues i llojit skaf, me permasa 6,3 metra i gjate. Pas nje pune intensive policore eshte vertetuar se ky skaf i perkiste 44-vjecarit. Arsyeja e hetimit ne gjendje te lire te ketij shtetasi ka qene se ai ka shkelur ligjin nr. 9509 te dates 3 prill 2006, per shpalljen e moratoriumit per mjetet lundruese ne Republiken e Shqiperise.

Xh. B

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›