Bekham “shpëtimtari” i pazakontë i “armikut” Kapelo

Albania-Sport - Nuk mund te mendohej se Bekham i shperfilluar dhe i ndeshkuar nga Kapelo aspak tolerues do ti jepte pak qetesi, pse jo dhe nje shtyrje kohe mbijeteses se teknikut italian ne "shtepine e bardhe" ne Madrid. Le te bejme nje retrospektive 48-oreshe qe iu deshen Kapelos per te bere ate kthese te madhe lidhur me qendrimin ndaj mesfushorit anglez. Gjithnje ne tribune Bekham nga 7 janarit, kur Real Madrid humbiste me Deportivon 0-2.
Dhe vetem 48 ore me pare, Kapelo korrigjon qendrimin e tij: Bekham me perberje te skuadres per ndeshjen me Real Sociedad, pastaj ne formacion, pastaj te goli i barazimit. Kapelo shpetohet nga "armiku" i tij. "Une kam thene gjithnje te njejten gje ne konferencen e shtypit dhe do ta perseris: Bekham eshte nje person inteligjent dhe gjithnje nje profesionist i vertete ne qendrimin qe mban ne stervitje. Fola me Devid dy here gjate javes dhe ne e dime se cfare i thame njeri-tjetrit. Mund te them se goli i tij i barazimit ishte percaktues per ne".
Pas golit te shpejte te Aranburus per nje gabim te pazakonte te portjerit Kasilias, Real Madrid afroi fundin e aventures se dyte te Kapelos ne Bernabeu. Asgje qe krijonte dhe sigurine minimale per skuadren madrilène, ku 45 minutat e para te dobeta shmangen dhe mbulohen nga goli i Bekham. Dhe me fillimin e pjeses se dyte holandezi Van Nistelroj realizoi golin e dyte per Realin e Madridit. Kapelo mbijetoi por ende terreni i punes se tij nuk eshte konsoliduar.
Tekniku italian i rikthehet dhe nje here Bekhamit. "Ne javet e fundit ai eshte stervitur mjaft mire dhe ne "Anoeta" te San Sebastianit luajti nje ndeshje te madhe". Kush diktoi ne ndryshimin e mendimit te Kapelos per ish-kapitenin e Anglise? Senatoret e skuadres, rikorrigjimi i qendrimit nga vete Kapelo apo kompromisi i heshtur? Pak rendesi kane keto elemente argumentues: ajo qe mund te thuhet eshte se "armiku" Bekham shpetoi per momentin Kapelon.