E Shtunë, 31 Tetor 2026

Këmbë të mbarë Herr Oto “Maksimum”

Shqipëria do të përballet nesër me përfaqësuesen e futbollit të San Marinos (ora 20:30, në stadiumin "Sevarrale") në një ndeshje që do të përurojë edhe "epokën" Baric në stolin kuqezi.
Një miqësore që do të shërbejë më shumë për njohjen e parë "live" të trajnerit 74-vjecar të futbollistëve që ai do këtë në dispozicionon, pas vëzhgimit "video" përmes 10 kasetave të ofruara nga Federata Shqiptare e Futbollit.
Testi kundër San Marinos, që renditet në vendin e 191 nga 203 shtete të listuar në renditjen zyrtare të FIFA-s për muajin korrik 2006, Shqipëria ndodhet ne vendin e 65-të në klasifikimin botëror, do të ndihmojë teknikun kroat Oto Baric dhe ndihmësit e tij, kroatin Sllavko Kovacic dhe shqiptarët Shpëtim Duro e Foto Strakosha, për të krijuar përfytërimin më të mirë të ekipit tonë përpara se të ballafaqohet zyrtarisht me Bjellorusinë në Minsk, më 2 shtator.
Ky është ballafiqimi i parë historik i Shqipërisë me vendin e vogël, që ndeshjen e fundit e ka humbur 6-0 me Spanjën, më 12 tetor 2005.
Shqipëria nga ana e saj, nuk ka shkuar më shumë se barazimi i bardhë 0-0 në Tiranë kundër Gjeorgjisë, por asaj kohe kuqezinjtë drejtoheshin nga gjermani Hans Peter Brigel, që refuzoi të nënshkruante ripërtëritjen e kontratës.
Të kaltërit e trajnerit Xhanpaolo Maca, prej kohësh janë duke u përgatitur për këtë miqësore, teksa kanë humbur edhe përgatitoren e fundit me ekipin lokal San Marino (2-0).
Federata e Futbollit të San Marinos (FSGC) është themeluar në vitin 1931, është anëtare e FIFA-s nga viti 1988 dhe në bilancin e saj hisorik në zhvilluar ka arritur vetëm një barazim. Ndërsa në ndeshjet kualifikuese të kampionateve europiane i ka humbur të 34 ndeshjet e zhvilluara, duke shënuar vetëm 4 gola nga 143 të pësuar.
Shqipëria ka një bilanc më pozitiv se San Marino, kur në 160 takime të njohur zyrtarisht nga FIFA ka regjistruar 32 fitore, 27 barazime dhe 101 humbje, me golaverazh 132 gola të shënuar dhe 288 të pësuar (-156 diferenca e golave).
Dash Frashëri

Lojtarët e thirur
Portierë
1. Ilion Lika (Dinamo), 2. Isli Hidi (Tirana)
Mbrojtës
3. Tefik Osmani (Besa), 4. Armend Dallku (Vorskla Poltava), 5. Erion Xhafa (Dinamo), 6. Elvin Beqiri (Metalurg Donetsk), 7. Adrian Aliaj (Pa skuadër), 8. Lorik Cana (Olimpik Marsejë), 9. Arjan Pisha (Tirana)
Mesfushorë
10. Klodian Duro (Tirana), 11. Ervin Skela (Pa skuadër), 12. Edvin Murati (Pa skuadër), 13. Devi Mukaj (Tirana), 14. Altin Lala (Hanover), 15. Altin Haxhi (Ergotelis), 16. Besnik Hasi (Lokeren), 17. Blendi Shkëmbi (Metalurg Zaporozhje)
Sulmues
18. Erion Bogdani (Siena), 19. Igli Tare (Lacio), 20. Edmond Kapllani (Karlsruhe), 21. Hamdi Salihi (Tirana), 22. Dorian Bylykbashi (Pa skuadër), 23. Bekim Kastrati (Eintraht Braunshvajg)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›