Sokol Kushta me rendimentin më të mirë gol/ndeshje

Ka kohë që është larguar nga futbolli kombëtar. Tashmë mbush 10 vjet, kur vlonjati "fluturues" Sokol Kushta ka zhvilluar ndeshjen e fundit me Kombëtaren (1996). Por gjithsesi ai vazhdon të mbajë një rekord. Rendimentin më të mirë në treguesin gol/ ndeshje e ka sulmuesi i shquar Sokol Kushta, me 10 gola në 31 ndeshje ose 0.32 gola për ndeshje, kur këtë tregues Bushi e ka 0.23 gola për ndeshje dhe Rraklli 0.17 gola për ndeshje. Igli Tare është autori i 9 golave në 63 ndeshje të zhvilluara (0.14 gola/ndeshje) dhe pas tij i pesti vjen cuditërisht mbrojtësi Adrian Aliaj me 8 gola në 25 ndeshje (0.32 gola për ndeshje, po aq sa Sokol Kushta). Erjon Bogdani është në kuotën e 7 golave në 29 ndeshje (0.24 gola për ndeshje), me një rendiment më të mirë shënimi se Tare dhe Rraklli.
Franc Hoxha