E Shtunë, 31 Tetor 2026

FSHF heton ndeshjen Partizani-Shiriki Brijeg

Vetëm me transparence dhe bashkepunim mund ta shpëtojmë futbollin, lojën më të bukur dhe më të dashur në botë dhe t'i kthejmë sportdashësve besimin tek ajo.
Federata Shqiptare e Futbollit, e shqetësuar për zërat e shfaqura në mediat shqiptare e të huaja dhe akuzat e tifozëve në tribunat e stadiumeve, për paracaktim të rezultatit të ndeshjeve në ballafaqimet në Kupat e Evropës, shpreh zyrtarisht qëndrimin e saj si më poshtë:
Federata Shqiptare e Futbollit, si organizmi më i madh dhe i rëndësishëm i futbollit në Shqipëri, ka qenë, është dhe do të jetë kategorikisht kundër paracaktimit të rezultatit, shitblerjeve të ndeshjeve dhe cdo veprimi tjeter që cënon bukurinë e lojës dhe për më tepër vërtetësinë e saj. Ne i përmbahemi parimit të Fair Play-t, sipas sloganit të FIFA-s "Loja ime është e ndershme".
Duke qenë se klubet, janë anëtare të familjes tonë të madhe të futbollit, ne jemi të gatshëm t'i ndihmojmë ata dhe strukturat e tyre, për të luftuar këtë fenomen të shëmtuar që për hir të së vërtetës, e dëmton futbollin dhe imazhin e tij, largon tifozët nga stadiumet dhe ka pasoja të pariparueshme në formimin professional të sportistëve. FSHF vë në dispozicion të gjitha strukturat e saj, për të luftuar një fenomen të tillë të dëmshëm, që me pabesi po e rrënon futbollin dhe po e zbeh dashurinë e masave sportdashëse për të.
Që pas sinjaleve të dhëna në media për takimin Dinamo-Modrica, Sektori i Garave, ka vënë në lëvizje dy inspektorë të Inspektoriatit të Disiplinës, për të hetuar për këtë rast. I njëjti vendim është marrë edhe për ndeshjen Partizani - Shiroki Brijeg, pas deklaratave të Presidentit të Partizanit për shitje të ndeshjes nga ana e lojtarëve. Pas këtij hetimi, raporti i kësaj strukture të FSHF-së, që vihet në lëvizje në raste të tilla, do të jetë transparent dhe do të ndihmojë në zbardhjen e të vërtetës.
Ky është edhe një sinjal pozitiv, që FSHF, jep për klubet, të cilat në rast se kanë vullnet pozitiv, duhet t'i bashkohen procesit, për të luftuar këtë fenomen që po e bren nga brenda futbollin.
Vetëm me transparence dhe bashkepunim mund ta shpëtojmë futbollin, lojën më të bukur dhe më të dashur në botë dhe t'i kthejmë sportdashësve besimin tek ajo.
Marre nga fshf.org

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›