E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skautë të Hajdukut vezhgojne Telin e Liken

Reshat Ibrahimi (Shkup)- Dy skautë të Hajdukut të Splitit Vilson Gjoni (me origjinë shqiptare) dhe Mate Ordulj do të jenë në Shkodër për të ndjekur ndeshjen e kthimit parakualifikuese të Kupës UEFA ndërmjet Vllaznisë dhe Koperit (ndeshja e parë 2:1), e cila luhet sot prej orës 20:00. Arsyeja e tyre e udhëtimit në këtë ndeshje është interesimi që kanë për dy lojtarët e Vllaznisë, 27-vjecarin dhe kapitenin e skuadrës Admir Teli, ndërsa menaxheri i lojtarit Adrian Alijaj iu ka thënë që të përcjellin edhe mesfushorin e majtë, 21-vjecarin Gilman Lika.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›