E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vllaznia kualifikohet në turin e dytë

Vllaznia u kualifikua me dinjitet në turin e dytë eliminator të Kupës UEFA, duke e ruajtur të pastër portën në "Loro Borici", në barazimin 0-0 me sllovenët e Koperit, teksa takimin e kishin fituar dy javë më parë me rezultatin 2-1. Një kualifikim i merituar, por dhe një shpërblim i punës së përkushtuar të trajnerit Agim Canaj, por dhe futbollistëve cilësorë të saj, Xhevair Sukaj e Gilman Lika, por dhe mbrojtësit Teli e portierit Bishani. Vllaznia është kështu skuadra e vetme shqiptare që do ta vazhdojë aventurën evropiane, pas elimiminit të Dinamos në Ligën e Kampioneve, Partizanit në Kupën UEFA e Besës në Kupën Intertoto, kjo e fundit duhet theksuar se ia doli të kualifikohej një tur, përpara se të linjtë një njollë në të dytin.
Gilman Lika, ishte njeriu i pjesës së parë të Vllaznisë, teksa mesfushori shkodran i ndjekur "live" në "Loro Borici" edhe nga menaxherë gjerman e turq, krijoi dy-tre raste shënimi. Në minutën 6-të Gilman Lika kroson nga e majta, Smajlti merr vrull e hyn në zonë, nga ku godet topin me kokë, por vetëm jashtë, fare pranë shtyllës. Rast i shkëlqyer për Vllazninë. Dhjetë minuta më pas ishte sërish Lika, i cili lëshoi një kros nga larg, por Albert Kaci godet me kokë jashtë kuadratit. Në të 28', autori i dy golave në ndeshjen e parë Xhevair Sukaj kontrollon mirë me gjoks topin e ardhur nga e djathta për të gjuajtur brenda zonës, por portieri zotëron topin. Rasti i parë për sllovenët vjen në minutën e 30-të me një kundërsulm, por portieri i ri Kombëtares U-21, Olti Bishanin doli i sigurt nga porta. Në të 33', kosovari Ilir Nallbani goditi fuqishëm nga më shumë se 30 metra, por topi ëhstë pranë trekëndëshit të portës së Koperit. Bishani u bë protagonist i një gafë të rëndë në minutën e 36-të, kur largoi me këmbë një top të kthyer pas nga Armarildo Belisha, teksa për pak topi mund ta merrte një lojtar slloven fare pranë portës. Në të
Fundi i takimi ishte i Koperit, kur në të 45' Amusan nuk arrin ta devijojë drejt portës nuk arriti të realizojë pas një gjuajtje të lehtë. Pjesa e parë u mbyll 0-0, ndërkohë që në të dytën ishte Sukaj, sulmuesi që do të nënshkruajë së shpejti një kontratë në Turqi, që humb një rast të shkëlqyer në të 62', teksa gjuajti me të majtën mbi shtyllën horizontale. Teli u bë shpëtimtari i portës shkodrane në minutën e 76-të, kur ndaloi një top të drejtuar rrezikshëm drejt kuadratit të Bishanit të mposhtur nga Amusan, por mbrojtësi shkodran i hoqi një mundësi të artë për gfol sllovenëve të Koperit. Tri minuta më pas ishte Amusan, i cili hyri me zgjuarsi në zonë, por kësaj radhe portieri shkodran i bllokoi gjuajtjen, duke shpëtuar portën nga goli, që realizoi edhe një gol të parregullt në minutën e 92-të. Fundi i takimit ishte një festë, tipike për "Loro Boricin" e tifozët e saj.
Vllaznia-Koper 0-0
Vllaznia: Bishani, E.Beqiri, Belisha, Lika, Teli, Nallbani (75' Kapaj), Smajli (79' Lici), Osja, Bashic, Sukaj, Kaci (86' Kausal).
Trajner: Agim Canaj
NK Koper: Hashic, Rajcevic, Viler (89' Pahar), Shecic (65' Ales), Rastovac, Amusal, Vitagliano, Bozhicic, Andanagic (59'Pavec), Toshuku, Mertelj.
Trajner:Vlado Badzin
Gjyqtarë: Entoni Butimor, Kenet Henesi, Arlen Lynsh (Irland)
Katrona të verdhë: Beqiri, Vitaliano.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›