E Diel, 1 Nëntor 2026

Kualifikohet Omonia, por Duro humbet penallti

Skuadra qipriote Omonia Nikosia e Klodian Duros fitoi edhe takimin e dytë me shqiptaro-maqëdonasit e Milano Kumanovës në Shkup me rezultatin 2-1, duke u kualifikuar në turin e dytë eliminator të Kupës UEFA, pasi dhe takimin e parë në Qipro e kishte fituar me rezultatin 2-0. Ajo që vlen të përmendet është fakti se mesfushori i Kombëtares shqiptare, ka humbur penalltinë e fituar në minutën e katërt. Gjuajtja e Duros u prit nga portieri i Milanos, Nuredinofski. Statovski realizoi për Milanon në minutën e 18-të, gol që mbylli edhe pjesën e parë. Duro u zëvendësua me fillimin e pjesës së dytë. Në këtë pjesë Omonia përmbysi rezultatin me dy gola të shënuar nga Kristofi (77') e Kafu (85').

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›