E Shtunë, 31 Tetor 2026

FSHF-ja: “Klube, mos nxisni dhunën!”

Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit, është mbledhur sot më datë 26.01.2010, në mënyrë urgjente për të analizuar ngjarjet e ndodhura së fundi në ndeshjet e javës së 18, të Kampionatit Kombëtar të Kategorisë Superiore. Pasi është njohur me situatën pas raportimeve të sektorëve përkatës, të cilët mbrëmë në orët e vona janë mbledhur urgjentisht në FSHF nën drejtimin e Sekretarit të Përgjithshëm, dhe kanë përgatitur një raport të hollësishëm për ngjarjet, Komiteti Ekzekutiv vendosi të dënojë veprimet e dënueshme të ndodhura në fushën e Vlorës gjatë ndeshjes Flamurtari – Besa dhe ato gjatë ndeshjes Tirana – Dinamo, zhvilluar në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”. FSHF-ja i kërkon Komisioneve të Disiplinës dhe Apelit, të jenë sa më rigorozë dhe profesionalë dhe të japin vendime të ashpra konform rregulloreve, për shkelësit e tyre dhe për ata që prishin imazhin e lojës. Një apel është i drejtuar edhe opinionit futbolldashës, që të bashkohet me shqetësimin e Federatës Shqiptare të Futbollit, për aktet e dhunës dhe shkeljen e rregullores së lojës, ndodhur në ditët e fundit. “ T’i bëjë thirrje të gjitha klubeve, anëtarëve të saj dhe faktorëve të tjerë, që ndikojnë në mbarëvajtjen e lojës, të mos nxisin dhunën por të mbështesin dhe inkurajojnë futbollin e ndershëm dhe Fair Play”, - thuhet në deklaratën e Komitetit Ekzekutiv. “T’i kërkojë sektorëve përkatës në FSHF, delegatëve, vëzhguesve dhe gjyqtarëve, që të jenë të kujdesshëm, seriozë dhe veçanërisht të rreptë në zbatimin e “Rregulloreve të veprimtarive të aktiviteteve kombëtare”, përfundon deklarta.

Dhuna në stadiume, FSHF shkrin Apelin

Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit mori një vendim ekstrem, të parin e këtij, lloji duke shkrirë Komisionin e Apelit, një organizëm që me vendimet e tij, shpeshherë në kundërshtim me ato të marra nga Komisioni i Disiplinës, ishte shndërruar jo vetëm në një organ problematik për klubet, por dhe qesharak, pasi gjithmonë kishte zbutur vendimet e Disiplinorit, apo dhe kishte dhënë dy vendime të ndryshme për të njëjtën çështje. Dhuna në rritje në stadiumet tona, ku spikasin ato në ndeshjet Flamurtari-Besa (1-0, java 18) dhe Tirana-Dinamo (2-1, java 18).

Magness, 48 km me top rreth Londrës

Dan Magness, një freestyler futbolli shpreson se do të vendosë një rekord të ri botëror Guinness, duke xhongluar pa ndalim një top futbolli për rreth 48 kilometra përgjatë Londrës. Dan Magness është duke u stërvitur rreth dy muaj. Magness do të mbajë në ajër topin e quajtur “Alive & Kicking” për rreth 10 orë, nga ora 8 e mëngjesit deri në orën 6 të mbasdites dhe do të futet në pushimin midis pjesëve gjatë pjesës së dytë në ndeshjen Spurs-Fulham.

Uejni Runi: “Qëndroj te Manchester United”

“Qëndroj te Manchester United”. Uejni Runi betohet për besnikëri të përjetshme ndaj “Red Devils”. Sulmuesi i Kombëtares angleze deklaroi për tabloidin “The Sun”: "Zërat e merkatos më japin kënaqësi, por kam thënë gjithmonë se jam i lumtur të qëndroj këtu në ‘Old Trafford". Nga ana tjetër, drejtori i përgjithshëm i Real Madrid, Jorge Valdano, këmbënguli se klubi i tij nuk është i interesuar të marrë sulmuesin e Manchester United, Uejni Runi.

UEFA, katër ambasadorë për Euro 2012

Katër nga futbollistët më të famshëm të Polonisë dhe Ukrainës do të përfaqësojnë vendet e tyre në rolin e ambasadorëve të kompeticionit për Euro 2012. Të përzgjedhur janë dy ish-lojtarët e Kombëtares polake, Zbignieë Boniek and Andrzej Szarmach, ndërkohë që nga Ukraina këto rol do ta kryejnë Oleg Blokhin dhe Andriy Shevchenko. Boniek ka shënuar 50 gola në 172 me Poloninë. Oleg Blokhin si lojtar i Dynamo Kiev ka fituar “Topin e artë” në vitin 1975 (42 gola në 122 ndeshje me Ish-Bashkimin Sovjetik). Andriy Shevchenko e ka fituar këtë trofe si lojtar i AC Milan në vitin 2004, teksa për kuqezinjtë ka shënuar 173 gola, duke qenë golashënuesi i dytë më i mirë në historinë e AC Milan.

27 Janar 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›