E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trafik me turqit ne Rinas, dy ne pranga

Tirane-Ka deshtuar tentativa e dy personave per te ndihmuar dy turq, per te kaluar ilegalisht ne Austri nepermjet aeroportit te Rinasit. Gjate oreve te vona te dy diteve me pare, specialistet e antitrafikut ne Tirane ne bashkepunim me Komisariatin e Rinasit, arrestuan ne flagrance Bernard Demirliken 33 vjec, i denuar me pare per vjedhje dhe Valmir Domin 38 vjec. Keta dy persona jane dyshohet se ne bashkepunim me njeri-tjetrin, kane tentuar te ndihmojne dy turq per te kaluar kufirin per ne destinacionin Austrine, nepermjet linjes ajrore Rinas- Kosove-Hungari-Austri. Dyshohet se per kete pune qe do te kryenin ata kishin marre nje shume prej 6.500 eurosh per person. Pas arrestimit ata do te procedohen penalisht per "dhenie ndihme per kalim te paligjshem te kufirit".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›