E Diel, 1 Nëntor 2026

Grabiti dhe vrau klandestinin, vjen i prangosur nga Athina

Tirane-Dhjete vjet pasi kishte kryer nje krim ne vendlindje, sillet ne pranga nga Athina, per te vuajtur denimin e dhene ndaj tij. Andrea Berberi, 42 vjec nga Korca, ka mberritur dje ne Rinas i prangosur, pasi eshte transportuar nga Athina. Ky person ishte denuar nga Gjykata e Apelit ne Korce, me vendimin e dates 3 tetor 2008, me 20 vjet burg per vjedhje me pasoje vdekjen, e kryer ne bashkepunim. Ngjarja per te cilen ai eshte denuar ka ndodhur ne janar te vitit 2000, ne fshatin Kapshtice, Devoll, ne vendin e quajtur Qershite. Berberi ne bashkepunim me Ilir Qosen, kane ndaluar disa klandestine qe po tentonin te hynin permes maleve ne Greqi, dhe te maskuar duke i kanosur me arme, u kane grabitur atyre parate. Ne kete moment njeri prej emigranteve klandestine, Xhemal Guri, kur ka tentuar te largohet, eshte qelluar me arme per vdekje nga dy grabitesit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›