FSHF nis procedurat për 12 lojtarë kosovarë
Federata Shqipatare e Futbollit ka nisur dje procedurat për pajisjen me pasaportë të 12 lojtarëve kosovarë të të gjitha grupmoshave. Lojtarët në fjalë janë spikatur nga grumbullimet e fundit që ka bërë pikërshit qeveria e futbollit shqiptar, e cila në këtë mënyrë kërkon t’i evidentojë talented dhe t’i afrojë në radhët kuqezi përpara se diçka të tillë ta bëjë Zvicra (e njohur për “grabitjen” e talenteve të futbollit) apo ndonjë vend tjetër. Kështu, lojtarë si Muzaqi, Bunjaku e shumë të tjerë, do të kenë mundësinë që shumë shpejt të veshin fanellën kuqezi e të përfaqësojnë Shqipërinë në arnën ndërkombëtare. Në fakt, pritet që këto procedura të kryhen më shpejt sesa periudha e zakonshme që parashikon ligji, pasi FSHF ka në këtë mes dhe mirëkuptimin e të gjitha institucioneve shqiptare.