Interi siguron Tevez. Zyrtarizimi, çështje orësh
Mungon vetëm konfirmimi i Mançester Sitit dhe Karlos Tevez do të jetë futbollisti i ri i Interit. Sipas Sportmediaset, marrëveshja midis sulmuesit argjentinas të Mançester Sitit dhe klubit zikaltër është arritur tashmë. 27-vjeçarit i është ofruar një kontratë 4-vjeçare. Pritet që në përfundim të këtij sezoni të arrihet marrëveshja me klubin anglez që është i gatshëm të lërë të lirë lojtarin për 30 milionë euro.