E Shtunë, 31 Tetor 2026

FSHF përgenjështron sitin albaniasoccer.com

Po botojmë pa koment sqarimin e Federates shqiptare te Futbollit.
SQARIM PER OPINION PUBLIK
"Federata Shqiptare e Futbollit deshiron te sqaroje opinion publik lidhur me nje shkrim ne Gazeten "Panorama Sport" me titull "Me kerkuan para per Kombetaren" date 16.01.2007 qe i referohet Websitit "AlbaniaSoccer". Deshirojme te pergenjeshtrojme dhe te hedhim poshte zerat qe hedhin balte mbi punen qe po ben FSHF per afrimin ne ekipin kombetar te lojtareve te rinj. Sic dihet tashme, FSHF ka hapur dy zyra per zbulimin e talenteve ne Gjermani dhe ne Greqi. Keto dy zyra gjate ketyre dy viteve aktivitet kane afruar prane ekipeve kombetare shume lojtare cilesore te cilet jane perfshire ne listat e grumbullimeve te ndryshme qe zhvillon Federata Shqiptare e Futbollit. Futbollit me ane te zyres se saj ne Greqi ka evidentuar shume lojtare qe aktivizohen ne kampionatin Helen te futbollit. Lojtari Musabelliu ka qene i pranishem ne grumbullimin e zhvilluar ne Tirane dhe eshte pelqyer nga trajneret.
Pretendimi se prinderve te lojtarit i eshte kerkuar rryshfet per ta perfshire djalin ne ekipin kombetar eshte absurd dhe i pavertete.Nese do te kishte fakte konkrete atehere duhet te behen publike.
Fakti qe lojtaret grumbullohen dy here ne vit per tu provuar nga trajneret e ekipeve kombetare tregon hapur se te gjithe futbollistet Shqiptare qe luajne jashte kampionatit vendas kane shanse te barabarta per tu bere pjese te ekipeve te moshave te kombetares kuqezi.
FSHF siguron te gjithe opinion publik se nga punonjesit dhe zyrtaret e FSHF-se nuk eshte kerkuar rrushfet dhe nuk eshte abuzuar me pozicionin perkates per te afruar lojtare ne ekipin kombetar. Deshirojme te ftojme te gjithe lojtaret qe deshirojne te behen pjese e ekipit kombetar te marrin pjese ne grumbullimet qe zhvillon FSHF pasi kjo eshte menyra me e mire per tu evidentuar ,gjithashtu i bejme thirrje medias se shkruar dhe asaj elektronike qe te mos bien pre e mashtrimeve dhe spekullimeve per interesa te ngushta personale".
Marre nga fshf.org

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›