Petrov: Pollozhani vlen më shumë se 700 mijë euro

Nga Avdyl SALIHU
Shkup, 15 janar – Menaxheri i skuadrës Makedonija nga Gjorce Petrovi, Arse Andovski thotë se për shërbimet e futbollistit shqiptar Artim Pollozhani janë të interesuara skuadra të ndryshme nga kampionati rus, grek dhe francez, por se tani për tani asgjë konkrete nuk ka. "Cdo ditë kemi telefonata nga menaxherë të ndryshëm, të cilët interesohen për Artim Pollozhanin, megjithatë deri tani nuk kemi ndonjë ofertë konkrete. Jemi duke pritur dhe nuk po ngutemi, sepse afati kalimtar teksa ka filluar, ndërsa në Rusi zgjat deri në muajin mars. Mendojmë se deri atëherë do të ndodhë dicka. Ne nuk duam ta shesim Artimin për pak para, ngase ai vlen dhe ne duam që nga transferimi i tij të jemi të kënaqur të dyja palët", është shprehur menaxheri Arse Andonovski. Ai thotë se ende ka mbetur i hapur kalimi i tij në skuadrën franceze të Amiensit, por nëse ky ekip inkuadrohet në elitën e futbollit francez, ndërkohë mesfushori shqiptar mund të kalojë edhe në kampionatin rus, grek dhe austriak. "Ju thash se interesime ka nga skuadra greke dhe austriake, madje edhe nga ekipe ruse. Do të shohim. Ne me 9 shkurt udhëtojmë në përgatitje në Antali, prandaj mund të ndodh edhe atje t'i pëlqejë ndonjë skuadrës. Kështu që gjithcka është e hapur", thotë ai. Sipas menaxherit Arse Andovski, Artim Pollozhani me skuadrën e Makedonija Gjorce Petrov ka kontratë profesionale deri më 2010. "Kjo nuk do të thotë se ai do të qëndrojë te ne edhe tri vjet. Jemi të interesuar që ai të ketë një transferë në ndonjë klub jashtë vendit. Nuk do ta ndalim Artimin, por nuk duam ta shesim edhe sa për sy e faqe, sepse është futbollisti më i mirë në Maqedoni, dhe më të mirët kanë cmimin e tyre", shtoi më tutje Andovski, i cili në pyetjen sesa vlen kartoni i mesfushorit tha: "Pollozhani vlen më shumë se ajo që është shkruar nëpër gazeta, pra vlen më shumë se 700 mijë euro".