E Diel, 1 Nëntor 2026

“Çmenden” faturat e ujit Ankesat e qytetarëve për çmimin, ankesa dhe për mbifaturime

Autori i Lajmit: Denisa Kona

Fatura të mbifaturuara, të bymyera prej rritjes së çmimit, apo prej faturimeve nën vlerë në muajt e mëparshëm?
Secila prej këtyre mund të jetë. Por një gjë kemi tani për tani të qartë: Faturat 2-10-fish më të larta se mesatarja e faturimeve në vitin e shkuar, nuk janë një rastësi, një mbifaturim aksidental. Në një sondazh që gazeta “Ballkan” ndërmori dje në mjediset e Ndërmarrjes së Ujësjellësit të Tiranës si dhe në rrugët e kryeqytetit me 31 qytetarë, rezultoi se në 12 raste faturat e tyre shënonin vlera nga 25-50 mijë lekë të vjetra (po preferojmë gjuhën e publikut) dhe në 29 raste vlera e faturuar për muajin mars ose shkurt dhe mars ishte të paktën e dyfishuar, krahasuar me vlerat e faturuara në muajt e mëparshëm (përshembull; nga 7 mijë në 14 mijë).
Në ditët në vijim, gazeta “Ballkan” do të vazhdojë të merret me këtë problem dhe do të kërkojë shpjegimin përkatës për këtë rritje masive të faturave nga Ujësjellësi, ndërsa sondazhi i djeshëm na shërbeu për të rrëzuar deklarimin paraprak nga zyra e shtypit në UKT, se “njerëzit befasohen sepse një pjesë nuk dinë që është rritur çmimi i energjisë, por nuk përjashtohet edhe mundësia që në ndonjë rast të ketë mbifaturim gjë që do të shikohet”.
Le të sjellim sa për ilustrim se si kanë kërcyer pagesat e ujit në faturat e disa qytetarëve përmes dëshmive gojore të rregjistruara dhe librezave që ne mbikqyrëm:
-“Kam 4 vjet që nuk jetoj këtu, jetoj në Angli. Maksimumi kam ndenjur këtu 2-3 muaj. Kur e pashë faturën, u habita, se unë tani në fund të muajit kam ardhur. Ne nuk kemi mundësi ta harxhojmë këtë sasi uji. Për shumë muaj na kishte ardhur “ska” për të paguar, kurse tani na ka ardhur 33 mijë lekë.
-“Muajin e kaluar më erdhi në rregull fatura 5800 lekë, kurse këtë muaj më erdhi 35 mijë. E di që çmimi është rritur, por jo të vijë fatura pesëfish. Kjo është hata e madhe!”
-“Më ka ardhur 25 800 për herë të parë tani në mars. Muajt e shkuar më vinte nga 7-10 mijë lekë. Nuk e di, mund të ketë patur edhe gjendje sahati, por si duket faturistët e mëparshëm nuk e kanë bërë punën në rregull, që të bëheshin pagesat sipas harxhimit faktik.”
-“Më ka ardhur uji më shumë se dritat. Rritja e çmimit për mua nuk është e arsyeshme. Mbi të gjitha këto çmime vihen njëanshmërisht. Unë e mora vesh vetëm kur më erdhi fatura. Më ka ardhur 33 mijë rreth 90 m3. Nuk jam i qartë me sasinë e ujit të harxhuar. Me duhët të shoh sahatin”.
-“Banoj në Laprakë tek pallatete turqve dhe kam ardhur të paguaj ujin. Sapo ma kthyen faturën nga 37500 në 43200 sepse “paska pasur faj kompjuteri”. Ne më përpara kemi paguar nga 7-8 mijë, 11 mijë apo 16 mijë. Për një buxhetor, këto çmime që po rriten me shumëfishin e tyre, nuk përballohen dot; rritet uji, dritat, telefoni, taksa e pastrimit. Nuk besoj se kemi harxhuar këtë muaj më shumë ujë, sepse ne, të njëjtët persona jemi në shtëpi.”

Rasti i çuditshëm
Ka edhe nga këto fatura...

Por jo të gjithë ndëshkohen me faturat e ujit. Madje, ne patëm rast të shohim edhe një librezë uji që shënonte 1200 lekë të vjetra (aq sa është pagesa e shërbimit mujor). Qytetari që e mbante këtë faturë, kishte të shënuar në librezë në muajt e tjerë pagesa prej 2600, 1400, 1500 lekësh të vjetra, për shkurtin zero. “Ne harxhojmë pak”,- thotë ai. Ky burrë i ri, i veshur mirë e me higjienën e duhur, thotë se harxhonin në familje shumë pak. Çiftet e pensionistëve të cilëve u rrëfyem këtë rast na thanë: “Si ka mundësi që, ne që kursejmë në maksimum, harxhokemi shumë më tepër se ky zotëri?!”
Prej kohësh qytetarët në apartamente shohin me dyshim faturat e njëri-tjetrit. Disave u vijnë shumë të larta, të tjerët justifikohen se nuk harxhojnë, por nuk flitet për 1000 dhe 2000 lekë të vjetra në muaj. Kaq pak qytetarët paguanin shumë vite më parë, kur pagesa e ujit ishte 700 lekë të vjetra për frymë në muaj. Por le ta shohim edhe këtë aspekt në ditët në vijim...

Radha për faturat, një tjetër kosto

Bashkë me koston e ujit, qytetari kryeqytetas paguan edhe koston e radhës. Në sportelet e Ndërmarrjes së Ujësjellësit radhat të kujtojnë ato të qumështit dikur. Dikush nga qytetarët thotë se kjo është e përhershme dhe pa një orë nuk mbaron punë. Qytetarë të tjerë që intervistuam në vazhdim, na treguan se kishin qëndruar dikush nga 1 orë, dikush nga 1 orë e gjysmë e dikush nga triçerek ore.
Faturat, në shumë familje nuk vijnë
Duhet ta themi përsëri e përsëri se të të vijë fatura e ujit në shtëpi është një fat që nuk e kanë të gjithë. M. Koneci thotë: “U bënë vite që fatura e ujit nuk na vjen. Faturistin nuk e njohim për fytyrë, as që na njofton kur shikon sahatet dhe mbush faturën. Këtu nuk ka asnjë lloj transparence.
Ujësjellësi mbyll telefonat për konsumatorët
Ujësjellësi i Tiranës nuk përgjigjet më në telefon. Nëse ke një problem dhe kërkon të kontaktosh një nga numrat e kontaktit të këtij institucioni, asnjë prej tyre nuk përgjigjet. Përgjatë gjithë orarit zyrtar, ditën e hënë, gazeta “Ballkan” provoi të lidhej me këta numra: 22 4980 të centralit; 2 240 972 të dispeçerisë, 2 240 976 të drejtorit teknik; 2 224 980 (te pasuar me numrat e brendshëm 112,111, 115, 116 të sekretarisë dhe të drejtorit. Por keta te fundit, nuk kishe shans ti formoje, pasi nuk hapej numri 7-shifror. Në asnjë rast dhe në asnjë moment të ditës nuk u ngrit asnjë telefon. Kështu, Ujësjellësi na ofron modelin e parë të institucionit pa telefon, të pakapshëm nga njerëzit.
Ndërprerja e ujit pa paralajmërim
Më në fund edhe ndërprerjet e ujit të pijshëm u bënë realitet. Edhe pse ky është një shërbim jetik, i cili nuk mund ti privohet askujt, sidomos kur kjo ndërprerje bëhet pa paralajmërim, ka ndodhur. Qytetarja Merita Brahaj na tregon se në rrugën Don Bosko kanë filluar prerjet masive në disa blloqe banimi të ujit të pijshëm dhe pa shqyrtuar as rastet dhe ankesat e qytetarëve”, - thotë ajo. Por duke i lënë për trajtim një herë tjetër problemet me faturat e mbartura të ujit, mjafton të themi se pikërisht në këtë moment që përkon me faturat më të larta të ujit, me rritjen e çmimit, vjen edhe kjo masë e Ndërmarrjes së Ujësjellësit.

Qytetarët: “Ujin për të pirë e blejmë. Nuk furnizohemi me ujë të pijshëm”

Ndërmarrja e Ujësjellësit rrit ndjeshëm çmimin e ujit, por nuk ka përmirësuar cilësinë e mbërritjes së tij në çezmat tona. Qytetarët vazhdojnë të paguajnë për të pijshëm, ujin e papijshëm. Ndërkohë që në çmimin mes këtyre të dyjave ka një diferencë të thellë...

Merrni në dorë faturën tuaj të ujit dhe shikoni kolonën e parë majtas. Me siguri që ju e keni lexuar me dhjetëra herë formulimin e kësaj fature: Ujë i pijshëm, rreshti më poshtë: Ujë i përdorshëm (80%).
Në të djathtë këtyre dy kategorive të ujit u përgjigjen vlerat përkatëse të sasisë së harxhuar, çmimit për MC dhe vlerës për tu paguar. E keni kuptuar ndonjëherë?
Qytetarët që ne intervistuam ditën e djeshme, ngritën supet. Disa nuk i kishin dhënë rëndësi kësaj ndarjeje, të tjerë ishin përpjekur ta kuptonin dhe dikush na e shtronte ne dhe Ujësjellësit si pyetje për përgjigje. Atëherë le ta marrim shtruar: A ka vërtet rëndësi ky detaj i faturës? Po të shikoni çmimin për të dyja këto kategori të ujit, ujit i pijshëm ka më shumë se trifishin e vlerës së ujit të përdorshëm. (33 lekë/MC) kundrejt 10 lekëve). Shikoni gjithashtu në faturën tuaj, se cilën pjesë të ujit ju kanë faturuar me konsum më të lartë: ujin e pijshëm apo ujin e përdorshëm. Faturat që ne pamë, tregonin për sasi më të madhe konsumi të ujit të pijshëm se të përdorshëm. (Njërën nga këto fatura e keni në foto).
Tani me siguri ju po pyesni: Po si është kjo puna; ujë i pijshëm, ujë i përdorshëm, se ne të njëjtin ujë marrim nga çezma?” Kjo pyetje juaj koecidon me pyetjen e dhjetëra qytetarëve; ja se si thotë një burrë i moshuar: “Faturën e japin për ujë të pijshëm dhe ujë të përdorur, kurse sahati tregon një numër të vetëm. E pyeta njëherë drejtorin dhe më tha: “Këtë e ka faturistja, por do ta heqim”. Bashkëpaguesit e faturave që dëgjojnë këtë pohim, ballafaqojnë në çast faturat e tyre dhe reagojnë. Çfarë faturisteje,- thotë njëri prej tyre.- Faturat janë formularë të gatshëm, nuk i bëjnë faturistët”. E vërteta është se faturat tona janë standard, ato nuk shtypen nga faturistët.
Paguajmë për ujë të pijshëm apo të papijshëm?
Fatura na tregon se ne paguajmë dy lloje uji: Ujë të pijshëm dhe ujë të papijshëm (që shënohet- të përdorshëm. Por ne paguajmë një vlerë të vetme. Në fakt, a vjen ujë i pijshëm në çezmat e familjeve tona? Përgjigjen në këtë rast e jep Instituti i Shëndetit Publik, por pavarësisht përgjigjeve pozitive që ky institucion na ka dhënë në vite, me probleme në disa zona, në ndonjë moment, qytetarët e Tiranës me zgjedhjen që kanë bërë për ujin e pijshëm na dëshmojnë se nuk e konsiderojnë të pijshëm ujin që vjen në rubineta. Ndër 31qytetarët e pyetur, 23 prej tyre na pohuan se ujin e blejnë me bidona, 4 thanë se përdorin ujë çezme se është i mirë, dhe 4 të tjerë thanë se e pinë nga halli ngaqë nuk e blejnë dot. Merita Brahaj thotë: “Unë banoj në rrugën “Kongresi i Manastirit”. Ujin ne e blejmë ose e mbushim në Dajt. Shkon djali me makinë në Linzë, se uji i çezmës nuk pihet.” Ndërsa Buran Bulku thotë: “Përdorim për të pirë ujin e çezmës, por kam 18 vjet që e ziej ujin, që në 1992-shin”. Një tjetër qytetare që banon në rrugën Ali Pashë Gucia” thotë se “Ujin për të pirë sigurisht që e blejmë ose e mbushim në Dajt. As që bëhet fjalë të pish ujin e çezmës”. Ndërsa Astrit Seferi thotë: “Ky është turpi më i madh. Ujin unë e blej për ta pirë. Kemi depon e madhe brenda në pallat, por depot janë të hapura e kështu që unë kam frikë të marr ujë prej saj. Nuk mund të konsumohet uji i depos që rri me javë” Po e mbyllim këtë diskutim me konfuzionin e një qytetari: “Asnjëherë nuk e kam kuptuar, ju lutem ma shpjegoni! E pranoj që uji të ketë një pagesë mirëmbajtjeje të përmuajshme, që na e kanë vënë tani për herë të parë, sepse ndërmarrja bën klorinim etj. Por unë nuk kuptoj dot këtë që më thotë fatura 50m3 ujë i pijshëm dhe 40m3 i përdorshëm. Nuk e marr vesh, kjo 40-shja është brenda 50-shes apo është 90 m3 gjithsej? Pyetja tjetër për Ujësjellësin është: Kur na vjen në çezmë ujë i pijshëm dhe kur i papijshëm?...”

Koaludimi i dyshimtë i sahateve të ujit
Paguajnë edhe ata që nuk banojnë

Xhevdet Shaqja, që banon në rrugën Kongresi i MAnastirit
Xhevdeti ka qenë dirigjent i orkestrës frymore të ushtrisë, por sot ai është një nga të shumtë pensionistë, që me pension lëmoshë paguan taksat dhe tarifat ë papërballushme të shërbimeve bazë si uji, energjia., telefonat, taksat locale.
Më parë paguanim nga 10 mijë, 9 mijë, herën e kaluar 15 mijë. Nuk e marrim vesh këtë punë. Gjithmonë kemi qenë të rregullt për të paguar.
Dritat na vijnë nga 70-80 mijë. NE jemi dy pensionistë. Unë jam i sëmurë, vuaj nga Parkinsoni, gruaja është invalide me leucemi. Pensionet tona janë 130 mijë pensioni im, 120 mijë i gruas. Së bashku marrim 250 mijë lekë.
Fatura juaj thotë se nga 40 mijë lekë, ju keni harxhuar për ujin e pijshëm 31 mijë lekë (të vjetra). Deve jemi ne që të harxhojmë kaq ujë? Pastaj, ne nuk pimë fare ujë nga tubacionet e ujësjellësit. Djali im mbush bidonat në rrëzë të Dajtit.
Të dy burrë e grua dridhen njëri nga sëmundja e tjetri nga shqetësimi i faturës. Janë shumë të prekur, lotët dalin nga sytë e të moshuarës.
Qeveria lejoi rritjen drastike të ç,imit tëe ujit, por ajo nuk kishte parapërgatitur sakaq asnjë lloj politike sociale për të lehtësuar barrën mbi më të varfrit dhe të dobëtit. Faturat e ujit tashmë janë kthuer në një peshë të madhe për ekonominë e familjeve, sidomos të pensionistëve, por ato nuk janë përfshirë në ndon jë skemë rimbursimi.
Me sëe do të jetojmë? Thtë e shoqja e Xhevdet Shaqes? 80 mijë për dritat, 40 mijë për ujin, 60-70 mijë për taksat e bashkisë….ja na thoni se cfarë na mbetet për të jetuar. Do të rrojmë ne apo do të vdesim fare? Unë me burrin tim jetojmë në të njëjtin apartament me djalin të martuar, por kemi bërë ndarje familjare. Dhe taksat për bashkinë i paguajmë dyfish: 60 e ca mijë paguam ne, po kaq edhe djali për pastriin dhe gjrlbërimin. Apartamenti ynë ëhstë vetëm 85 metra katrorë. Gruaja habitet kur it hemi, se për pensionistët që jëtojnë të ndarë nga fëmijët, pagesa e taksave të pastrim-gjelbërimit nga bashkia është caktuar 1000 lekë të vjetra.

Zonja Kristina me të mbesën Kristianën

Kristiana shkon në shkollën Emin Duraku në klasën e tetë. Mbesa ësahte e sëmurë, e paralizuar që prej tetë vitesh. E çojmë në shkollë me karrocë. Këtë herë na erdhi uji 5000 lekë, ndërsa muajin e kaluar 21 mijë vetë. Edhe nipin e kam të sëmurë.
Djali është polic, nusja pastruse me rroga të vogla. Si shtyhemi ne duke paguar vetëm për dritat pensionin tim. Më përpara paguanim nga 150-200 mijë lekë drita. Tani na shkon tek 50-mijëshja meqenëse kemi fëmijët të sëmurë.

Idajet Pulaj
Na ka ardhur fatura e lartë, 5040 lekë. Tek Ujësjellësi në fillim nuk donin të na pranonin fare, na ndoqën. Pastaj, gjetëm një mënyrë dhe na e përcollën letrën. Na thanë që do të vinë me komision të shikojnë numrat e sahateve. Por imagjinoni unë e kam 1290 m3 ujë të harxhuar për 4 vjet që kur u vunë sahaet. Merreni me mend se sa ujë kemi hardhuar. Më pak se 330 m3 na bie mesatarja vjetore e harxhimit të ujit. Si mund të kemi harxhuar 100 m3 ujë këtë muaj?! Ne nuk e harxhojmë dot këtë sasi, se ne mezi na vjen uji si curril në katin e pestë, ndërsa në verë më shumë nuk na vjen sesa na vjen, mbushim me kova në kat të parë.
50 mijë na erdhën dritat dhe 50 mijë uji, cfarë na mbeti për të jetuar? Unë e gruaja marrim së bashku pension 240 mijë. Kemi edhe djalin pa punë prtej 10 vitesh, nuk i ofron punë njeri. Me ato jetojmë. Po telefoni, ilaçet? Nuk na mbeten lekë për tu ushqyer si duhet. Ne nuk kemi nmundësi të përdorim as sobë me korent, as me gaz, ne përdorim sobë me dru, unë mbledh përdiotë dërrasa rrugëve që gatuajmë. (banorët pohojnë me kokë). Ndërmarrja e ujësjellësit dhe OSSH të mos bëjnë më aforfe se tani po konfondohen gjërat dhe po flasin njerëzit e po akuzojnë edhe kryeministrin. Por secili të marrë përgjegjësinë er vet.

Ky lajm është publikuar: 21/04/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›