E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, Giorgio Napolitano rizgjidhet president

20-04-2013 / Gazeta 55

Giorgio Napolitano merr serish detyrën, pas raundit të gjashtë të votimit, për të zgjidhur ngërçin politik në Itali. 87 -vjeçari është i pari president që pranon rikandidimin e njëherësh i pari kryetar shteti që i përgjigjet një  kërkese të tillë ndërsa është ende në pushtet. Asnjë president i Republikës italiane nuk ka ushtruar dy mandate rresht.
Napoletano pranoi sot të kandidojë për një mandat të dytë presidencial në Itali. 
Vendimi i kreut aktual të shtetit erdhi pas takimeve që ai zhvilloi paradite me liderët kryesorë politikë, Bersani, Berluskoni dhe Grilo dhe me një grup drejtuesish të rëndësishëm të provincave italiane.
Napoletano ka marrë garancinë nga forcat politike për t’i dhënë fund krizës dhe për krijimin e qeverisë, menjëherë pas zgjedhjes së tij sërish në presidencë.
Ai u zgjodh në votimin e gjashtë me 702 vota “pro”, ndërsa më herët gjatë ditës,
në votimin e 5-të, siç dhe ishte paralajmëruar kandidati me më shumë vota u shpall Stefanio Rodota’ i “Lëvizjes së 5 Yjeve”, me 210 vota nga 504 të nevojshme.
Sipas kushtetutës italiane, presidenti zgjidhet me shumicë të cilësuar në 3 votimet e para, ndërsa më tej mjafton shumica e thjeshtë. Kushtetuta gjithashtu nuk përcakton numër limit votimesh.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›