E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, përkeqësohen kushtet e motit

Moti i keq ka krijuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve në disa prej segmenteve rrugore të qytetit, si dhe në lundrimin normal të trageteve. Tragetet e linjës detare Brindisi-Vlorë pritet të mbërrijnë me vonesë, ndërkohë që asnjë peshkarexhë nuk ka dalë për peshkim.

Kushtet e përkeqësuara të motit pritet të dominojnë gjatë gjithë ditës së sotme. Era do të fryjë në kuadratin Perëndim-Veriperëndim me shpejtësi që do të variojnë nga 10-12 m/sek, deri në 15-16 m/sek në afërsi të bregut të detit.

Temperaturat e ajrit do të arrijnë vlerat maksimale në 13-14 gradë celsius dhe ato minimale në 6-7 gradë celsius. Ndërkohë, valëzimi parashikohet të jetë 3-4 ballë brenda gjirit detar dhe 6-7 ballë në det të hapur.                                                                                              

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›