FSK-ja shënon “Ditën e hapur”
Me rastin e një vjetorit të ditës zyrtare të themelimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, duke filluar nga ora 10 deri në orën 14, në të gjitha kazermat e FSK-së, do të jetë ditë e quajtur “Ditën e hapur” për të gjithë qytetarët e interesuar, ka bërë të ditur ministria e FSK-së.
Sipas komunikatës në të gjitha kazermat e FSK-së do të ketë pritje të organizuar; njoftim për misionin e përcaktuar me ligj, për të arriturat njëvjeçare, demonstrim të shkathtësive të ndryshme, si dhe prezantim të pajisjeve dhe personelit në vende të caktuara për këtë ditë.
“Qytetarët që do të vizitojnë kazermat e FSK-së në tërë territorin e Republikës së Kosovës, do të kenë mundësinë që të informohen për gjërat që ju interesojnë në lidhje me Forcën e Sigurisë së Kosovës”, thuhet në komunikatë.
FSK, po ashtu shënon edhe fillimin e fushatës për rekrutim të ri në FSK nga kontingjenti civil. Me këtë rast, qytetarët do të kenë mundësinë që të marrin material informues dhe informata shtesë për procesin e aplikimit dhe rekrutimit.