PK do të kontrollojë vijën e gjelbër
Ndihmësdrejtori i Policisë Kufitare të Kosovës, gjeneral Behar Selimi, në takimin që ka pasur të martën me kryetarin e komunës së Gjakovës, Pal Lekaj, ka bërë të ditur se nga muaji mars në kompetencë të kësaj policie do të jetë e gjithë vija e gjelbër në kufi me Shqipërinë, në gjatësi prej 112 kilometrash.
Kjo kompetencë nga KFOR-i, sipas gjeneralit Behar Selimi, vjen pas kërkesës nga Komisioni Evropian për t’u dëshmuar se sa jemi të gatshëm të mbrojmë kufijtë tanë nga kontrabanda, pasi përgjithësisht kufijtë sot nuk kërcënohen nga atakime të tjera.