E Shtunë, 31 Tetor 2026

FSK mbush një vjeç, ministri vlerëson arritjet

 

Ministri i Forcës së Sigurisë Së Kosovës, (FSK), Fehmi Mujota ka deklaruar se në shtator ajo do të fillojë së vepruari me kapacitete të pjesshme operative dhe më pas do të ketë stërvitje të avancuara, kur do të përgatiten pjesëtarët, që më vonë t’i marrin përgjegjësitë për ruajtjen e rendit dhe të sigurisë në Kosovë. Në njëvjetorin e themelimit të Ministrisë së FSK-së, drejtuesit e saj vlerësuan se është arritur progres i theksuar. Ministri Mujota tha se zhvillimet në FSK po ecin në rrugën e duhur dhe se kanë hapur perspektivën e integrimit euroatlantik. Sipas tij, deklaratat e sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, për reduktimin e trupave të NATO-s në Kosovë janë vlerësim për progresin e arritur në Kosovë. “Fjala tërheqje e KFOR-it nuk ekziston, është interpretim i gabuar. KFOR-i redukton trupat e veta në bazë të progresit të arritur në Kosovë”, tha Mujota.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›