Rusia siguron lejen e Turqisë për gazsjellësin
Rusia e ka siguruar tashmë lejen e Turqisë për ndërtimin e gazsjellësit “Rrjedha Jugore”, nëpër ujërat e Turqisë. Kryeministri i Turqisë, Rexhep Tayip Erdogan dhe kryeministri rus, Vladimir Putin, nënshkruan dje marrëveshjen për ndërtimin e një pjese të gazsjellësit nëpër ujërat e Turqisë në Detin e Zi. Me këtë gazsjellës, Rusia shpreson ta mbajë dominimin në vendet e Bashkimit Evropian, të cilat po përpiqen të gjejnë edhe furnizues të tjerë me gaz. Rusia, mosmarrëveshjet periodike të së cilës me Ukrainën kanë shkaktuar ndërprerje të furnizimit të ekspertëve të gazit në Evropë, kërkoi që një vit më parë rrugë të reja që do të shërbenin për furnizimin me gaz. Një nga zgjidhet ishte rryma jugore, një tubacion që vjen nga Rusia për në Bullgari nëpërmjet ujërave turke. Në këmbim Turqia pritet të marrë ndihmë me projekte të energjisë duke përfshirë edhe një tubacion të planifikuar nafte nga Deti i Zi për në Mesdhe. Vizita e kryeministrit Putin në Turqi vjen një muaj pasi Ankaraja nënshkroi një marrëveshje me 4 vende të BE-së, në atë që shihet si rrjet rival, tubacionin “Nabuko”, i cili do të sjellë gaz nga Kaspiku duke shmangur tërësisht Rusinë.