FSK mbyll fushatën e rekrutimit
Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se me vendim të ministrit Fehmi Mujota fushata e rekrutimit në FSK do të përfundojë më 12 mars 2010.
Marrja dhe paraqitja e fletë aplikacioneve vazhdon të bëhet në të gjitha kazermat e FSK-së: Prishtinë, Mitrovicë, Pejë, Prizren, Ferizaj dhe Gjilan.
Po ashtu edhe ekipet mobile të rekrutimit në teren janë duke vazhduar punën me sukses, në kontakt me qytetarët e Republikës së Kosovës, me të gjitha komunitetet dhe gjinitë.
Fushata do të vazhdojë sipas orarit dhe planifikimit: me 1 mars ekipet mobile të rekrutimit do të jenë në: Graçanicë, Gjilan, Prizren dhe Klinë, dhe më 2 mars në: Mitrovicë, Kastriot, Artanë, Kllokot, dhe Rahovec.
Ministria vlerëson se fushata e rekrutimit deri më tash është zhvilluar normalisht.