FSK transporton ndihmat për Shkodrën

Një konvoj prej 11 kamionësh të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), i ngarkuar me ndihma humanitare është nisur drejt Shqipërisë. Ndihmat banorëve të rrethit të Shkodrës të goditur nga vërshimet, janë mbledhur nga Kryqi i Kuq i Kosovës.
Përkrahja e FSK-së për transportimin e ndihmave është në pajtim me vendimin e Qeverisë së Kosovës, për të ndihmuar me të gjitha instrumentet e mundshme Republikën e Shqipërisë, për të përballuar situatën e krijuar nga vërshimet në fillim të muajit.
Kamionët janë pjesë e kontingjentit prej 204 automjetesh që Ministria e Mbrojtjes e Gjermanisë, vjet i pat dhuruar si donacion për Forcën e re të Sigurisë së Kosovës.