Vrasja e Altin Avramit, shoqërohen 7 persona
27/01/2010 Do i kryhet ekspertiza e barutit
ITALI- Për të zbardhur autorët e ekzekutimit në një lokal nate të shqiptarit Altin Avrami dhe plagosjen e dy të tjerëve, Prokuroria e Milanos ka kërkuar shoqërimin e shtatë personave, të cilët janë të kombësisë shqiptare dhe asaj italiane. Qëllimi i këtyre shoqërimeve ka ndodhur për arsye se ekspertët kanë hedhur një sërë dyshimesh, dhe për ti faktuar këto ata kanë vendosur që të kryejnë ekspertizën e barutit që mbetet në lëkurë, pas qitjes me pistoletë. Nga të dhënat e para nuk ka dalë ndonjë person konkret, por mësohet se lidhur me këtë çështje hetuesit kanë shoqëruar edhe pronarin e lokalit ku ndodhi krimi i rëndë. Ndërkohë që në dosje është administruar si provë edhe njëra prej pistoletave që kanë përdorur autorët, të cilët gjatë momentit të largimit e kishin hedhur në kazanin e plehrave që ndodhej në zonën përreth. Aktualisht arma i është nënshtruar ekspertizës kriminalistike për fiksimin e gjurmëve të gishteve. Vrasja e 38-vjeçarit Altin Avrami ndodhi dy ditë më parë në njërin prej pubeve të Milanos. Shkak i kësaj mendohet të ketë qenë një kompliment, që viktima i ka bërë një vajze.