FT: Edhe Maqedonia e zhytur në korrupsion
Gazeta e mirënjohur londineze “Financial Times” ka bërë të ditur se edhe Maqedonia, si një nga vendet e Ballkanit, ka probleme me korrupsionin dhe është e zhytur në të. “Të gjitha shtetet e mëparshme socialiste në Europë, që kalojnë nëpër procesin ende të papërfunduar të tranzicionit, kanë probleme me korrupsionin, por ai, megjithatë, më së shumti është i shprehur në Ballkan”, shkruan "Financial Times”. Gazeta shkruan se Kroacia, e cila shpreson se deri në vitin 2012 do të mund të bëhet anëtare e Bashkimit Europian, sipas standardeve të korrupsionit që vlejnë për rajonin, paraqet "pikë të ndritshme". Sipas gazetës londineze, ballafaqimi i vendeve ballkanike me korrupsionin, duke përfshirë edhe Maqedoninë, duhet të dëshmojë se a janë të gatshme këto vende për të qenë pjesë e Bashkimit Europian. “Nëse ato tregohen të pasuksesshme për t'u përballur me korrupsionin dhe ta zgjidhin atë problem, atëherë mund t'i rrezikojnë edhe shpresat që të hyjnë në radhët e Unionit”, shkruan gazeta, duke përmendur veç e veç Maqedoninë, Malin e Zi, Serbinë, Shqipërinë dhe Kosovën.
#