E Shtunë, 31 Tetor 2026

UT mbyll të gjitha kuotat bosh

Part-Time

Ka përfunduar paraditen e djeshme regjistrimi për kuotat e rialokuara në sistemin me kohë të pjesshme në Universitetin e Tiranës. Sipas përfaqësuesve zyrtarë të rektoratit të këtij universiteti, në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë rezultuan pesë kuota të parealizuara, ndërsa në Fakultetin e Shkencave Sociale rezultuan katër kuota të parealizuara. Bëhet e ditur gjithashtu se në Fakultetin e Shkencave të Natyrës u regjistruan të gjithë aplikantët e shpallur fitues, ndërsa për sa i përket Fakultetit të Drejtësisë dhe atij të Ekonomisë mësohet se paraditen e sotshme do të detajohen të gjitha kuotat e mbetura bosh, si dhe do të nxirren aplikantët që do të kenë të drejtë të regjistrohen me uljen e vizës së fituesve. Më poshtë gjenden edhe emrat e pesë fituesve të rinj të Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë. Pjesa tjetër e fituesve, në Universitetin e Tiranës do të bëhet publike sot. Kjo listë do të afishohet edhe nëpër fakultete.

#

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›