Fabio Kapelo niset per ne Itali

Ai i ka vënë çelësin shtëpisë së tij londineze dhe tani mund të quhet edhe më i huaj për vendin që e kishte pajtuar për të çuar drejt suksesin ekipin kombëtar të futbollit. Fabio Kapelo nuk e zgjati shumë por, nisi kthimin për në Itali, vetëm pak orë pasi dha dorëheqjen si trajner i Anglisë.
Makina largohet drejt aeroportit të madh e të zhurmshëm “Hithrout”, porta nëpërmjet së cilës njerëzit dalin nga Mbretëria e Bashkuar. Italiani mbylli një etapë tjetër të karrierës së tij të gjatë e të lavdishme si trajner, ndërsa ka qenë edhe një futbollist i njohur.
Një sherr në dukje banal për një shirit kapiteni, atë të Xhon Territ, ishte kapaku i historisë aspak të lehtë mes italianit dhe Federatës Angleze të Futbollit, që në mënyrë krenare quhet vetëm Federata e Futbollit.
Don Fabio mërzitet vetëm që nuk pati mundësi të provonte një tjetër trofe të madh dhe që u largua në këtë mënyrë nga një detyrë që ai e kishte pasur një nga ëndrrat e jetës.
Tashmë do të mbetet vetëm kujtimi i tij, pasi trajneri Kapelo po del në pension. E kishte premtuar këtë kur u prezantua tek Anglia. Besohet se do ta mbajë fjalën edhe këtë herë, ndërsa fitoret i pati me Milanin, Realin e Madridit dhe Romën.