E Diel, 1 Nëntor 2026

Fabio Kapelo te Juventusi: Është vetëm një zë, por...

Trajneri

Rikthehet aktuale tema e trajnerit në shtëpinë e Juventusit. Humbja brenda ndaj Palermos e largon dy pikë nga vendi i katër, që vlen Champions League, i cili mbahet pikërisht nga sicilianët. Nga ana tjetër, Zakeroni, në humbjen e tij të parë (në shtatë ndeshje) qëkur ka marrë drejtimin e Juventusit, është shprehur: “Jam thirrur për të arritur një objektiv, kam firmosur një kontratë me një skadencë të përcaktuar dhe nuk kam ndërmend të bëj diskutime të tjera”. Ish-trajneri i Udinezes ka të drejtë kur thotë, se dëshiron të përqendrohet vetëm te këta muaj dhe “të arrijë objektivin e fiksuar me klubin”, por...ka edhe një “por”. Në kontratën 4-mujore, Zak ka edhe një opsion për rinovim. Gjë e cila nuk e përjashton mundësinë, që trajneri i ardhshëm i Juventusit të jetë Zakeroni. është një hipotezë e momentit, por që gjithsesi, mund të merret në konsideratë. Por për momentin qarkullon edhe një emër surprizë: Kapelo. Ky trajner, që me Juventusin ka fituar dy kampionate, të revokuara më pas nga drejtësia sportive (2004-2005 e 2005-2006), mund të rikthehet në krye të Zonjës së Vjetër. Kapelo, i cili pret përgjigjen përfundimtare të Federatës Angleze, ka demonstruar se di të rifitojë në Madrid. Ideja për ta marrë te Juve, do ta tërhiqte jo pak.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›