Trajneri: Nuk është ndeshje e lehtë
Miqësorja me Shqipërinë ka zbritur dje në Tiranë Irlandën e Veriut, e cila është akomoduar më pas në hotel “Rogner”. Pasdite miqtë kanë zhvilluar edhe stërvitjen e parë në stadiumin “Qemal Stafa”. Trajner i tyre, Nigel Uorthington, ishte i detyruar t’u bënte një nxehje të gjatë futbollistëve të tij, të cilën si zakonisht e drejton vetë. Një keqkuptim ka vonuar me thuajse 30 minuta ardhjen e topave në stadium, por edhe ata nuk ishin të fryrë, kështu që irlandezo-veriorëve u është dashur t’i fryjnë vetë. Ndërkohë, miqtë kishin kërkuar më parë porta portative për këtë seancë stërvitore, por që në realitet mungonin. Pasi u bënë gati disa prej tyre, filloi stërvitja normale e ekipit të cilën misteri irlandez, Uorthington, ka preferuar ta bëjë me dyer të mbyllura. Nuk mori pjesë vetëm Xhoni Evans, që luajti me Mançester Junajtid në finalen e Kupës së Ligës angleze. Trajneri Uorthington e ka mendjen te mungesat e shumta (Brunt, MekAuli, Fenei dhe Xhonson), të dëmtuar, por shton: “Miqësorja vlen që lojtarët e mi të fitojnë përvojë ndërkombëtare. Duket ndeshje e lehtë në letër, por Shqipëria është e fortë në shtëpi”.
#