Parashikimi i Obamës: 2009, deficiti 1.75 trilionë dollarë
Presidenti Barak Obama
parashikon se deficiti aktual
buxhetor është më i
madhi që kanë pasur ndonjëherë
Shtetet e Bashkuara me një shifër
prej 1.75 trilionë dollarësh që
parashikohet këtë vit. Me fjalë të
tjera, kjo shifër është e barabartë
me 12.35 të prodhimit kombëtar
bruto të Amerikës. Për vitin 2010,
deficiti do të vazhdojë të jetë i
lartë. Parashikohet 1.17 trilionë,
por Presidenti premtoi se këto
shifra katastrofike do të vinin
duke u ulur gjatë viteve të presidencës
së tij përmes manovrave
ekonomike që përmbajnë në
vetvete kombinimin e stimujve
të ndryshëm ekonomikë dhe
mbylljen e programeve të pavlefshme
dhe me kosto të madhe.
Sipas asaj çka tha Presidenti në
Shtëpinë e Bardhë vetëm një
disiplinë e rreptë fiskale do të
mund të sjellë rritjen ekonomike
dhe begatinë. Për të hyrë në fuqi,
buxheti duhet të aprovohet nga
Kongresi. Ndërkohë që Obama,
një demokrat ka mbështetje të
gjerë nga të dy dhomat në Kongres
të kontrolluara nga partia
e tij, ai mund të përballet me
kundërshti në lidhje me vijueshmërinë
e financimit të sistemit
shëndetësor. Një problem i madh
janë edhe shpenzimet federale
që kanë kapur majat. Presidenti
amerikan që mori pushtetin më
20 janar është zotuar që të ulë
ndjeshëm deficitin buxhetor të
trashëguar nga paraardhësi i tij,
duke e çuar në 533 miliardë ose
në 3% të GDP në vitin 2013. Disa
prej masave që do të merren
për këtë qëllim do të jenë edhe
rritja e taksave ndaj amerikanëve
të pasur dhe tërheqja e parashikuar
e trupave nga Iraku që i ka
kushtuar Amerikës gjatë 7 viteve të
fundit miliarda e miliarda dollarë.
Megjithatë, për pjesën e mbetur të
vitit fi skal, Obama ka kërkuar 75.5
miliardë dollarë për të mbështetur
luftërat në Irak dhe Afganistan.
Vetëm në vitin 2010 Uashingtoni
shpenzoi 190 miliardë dollarë për
luftërat. Ka të ngjarë që Presidenti
t‘i tërheqë trupat nga Iraku pas 18
muajsh. Propozimi i Obamës për
buxhetin mënjanon shpenzimet
e tepruara në financimet ndaj
fermerëve, si dhe programeve të
tjera që kanë dalë me humbje deri
më tani. Ndërkohë që shpenzimet
do të rriten për të arritur objektivat
kryesorë. Buxheti parashikon 250
miliardë dollarë rezervë në rast se
Obama do të vendosë që t‘i kërkojë
Kongresit më shumë para në vitin
fi skal 2009 për të ndihmuar sistemin
fi nanciar amerikan në rastet e
të papriturave, apo përkeqësimeve
të situatës. Buxheti përfshin edhe
një tjetër fond rezervë 10-vjeçar
prej 634 miliardë dollarësh që do
të përdoret për të mbështetur reformat
shëndetësore të ndërmarra
nga Presidenti. Për momentin,
situata është shumë e rëndë në
Shtetet e Bashkuara të Amerikës
që kanë përjetuar një vit tepër të
rëndë ekonomik dhe fi nanciar në
një situatë krize të përhapur në të
gjithë botën.
parashikon se deficiti aktual
buxhetor është më i
madhi që kanë pasur ndonjëherë
Shtetet e Bashkuara me një shifër
prej 1.75 trilionë dollarësh që
parashikohet këtë vit. Me fjalë të
tjera, kjo shifër është e barabartë
me 12.35 të prodhimit kombëtar
bruto të Amerikës. Për vitin 2010,
deficiti do të vazhdojë të jetë i
lartë. Parashikohet 1.17 trilionë,
por Presidenti premtoi se këto
shifra katastrofike do të vinin
duke u ulur gjatë viteve të presidencës
së tij përmes manovrave
ekonomike që përmbajnë në
vetvete kombinimin e stimujve
të ndryshëm ekonomikë dhe
mbylljen e programeve të pavlefshme
dhe me kosto të madhe.
Sipas asaj çka tha Presidenti në
Shtëpinë e Bardhë vetëm një
disiplinë e rreptë fiskale do të
mund të sjellë rritjen ekonomike
dhe begatinë. Për të hyrë në fuqi,
buxheti duhet të aprovohet nga
Kongresi. Ndërkohë që Obama,
një demokrat ka mbështetje të
gjerë nga të dy dhomat në Kongres
të kontrolluara nga partia
e tij, ai mund të përballet me
kundërshti në lidhje me vijueshmërinë
e financimit të sistemit
shëndetësor. Një problem i madh
janë edhe shpenzimet federale
që kanë kapur majat. Presidenti
amerikan që mori pushtetin më
20 janar është zotuar që të ulë
ndjeshëm deficitin buxhetor të
trashëguar nga paraardhësi i tij,
duke e çuar në 533 miliardë ose
në 3% të GDP në vitin 2013. Disa
prej masave që do të merren
për këtë qëllim do të jenë edhe
rritja e taksave ndaj amerikanëve
të pasur dhe tërheqja e parashikuar
e trupave nga Iraku që i ka
kushtuar Amerikës gjatë 7 viteve të
fundit miliarda e miliarda dollarë.
Megjithatë, për pjesën e mbetur të
vitit fi skal, Obama ka kërkuar 75.5
miliardë dollarë për të mbështetur
luftërat në Irak dhe Afganistan.
Vetëm në vitin 2010 Uashingtoni
shpenzoi 190 miliardë dollarë për
luftërat. Ka të ngjarë që Presidenti
t‘i tërheqë trupat nga Iraku pas 18
muajsh. Propozimi i Obamës për
buxhetin mënjanon shpenzimet
e tepruara në financimet ndaj
fermerëve, si dhe programeve të
tjera që kanë dalë me humbje deri
më tani. Ndërkohë që shpenzimet
do të rriten për të arritur objektivat
kryesorë. Buxheti parashikon 250
miliardë dollarë rezervë në rast se
Obama do të vendosë që t‘i kërkojë
Kongresit më shumë para në vitin
fi skal 2009 për të ndihmuar sistemin
fi nanciar amerikan në rastet e
të papriturave, apo përkeqësimeve
të situatës. Buxheti përfshin edhe
një tjetër fond rezervë 10-vjeçar
prej 634 miliardë dollarësh që do
të përdoret për të mbështetur reformat
shëndetësore të ndërmarra
nga Presidenti. Për momentin,
situata është shumë e rëndë në
Shtetet e Bashkuara të Amerikës
që kanë përjetuar një vit tepër të
rëndë ekonomik dhe fi nanciar në
një situatë krize të përhapur në të
gjithë botën.