Kriza fi nanciare rrezikon ndarjen Lindje-Perëndim
Shtetet anëtare të Bashkimit
Evropian nga Evropa Lindore
druhen se mos për shkak të
vështirësive të krijuara nga kriza
ekonomike, do të lihen pas nga
vendet e tjera të Perëndimit që
janë gjithsesi më të fuqishme
ekonomikisht. Ky është një nga
shqetësimet kryesore të këtyre
vendeve në prag të takimit të BEsë
të dielën e ardhshme. Polonia,
Republika Çeke, Sllovakia, Hungaria,
Lituania, letonia, Estonia,
Rumania, Bullgaria shpresojnë
që të nxisin Gjermaninë, Holandën
dhe vendet nordike që të
bëhen bashkë në një koalicion
që do të kundërshtojë krijimin e
të ashtuquajturave "eurobonde".
"Ne duam që të parandalojmë
këtë projekt që me fjalë të tjera
parashikon një Evropë që do të
lëvizë me dy shpejtësi. Prezantimi
i eurobondeve vetëm për
eurozonën nënkupton plotësisht
një realitet të tillë", deklaroi
zëvendëskryeministri polak.
Krijimi i eurobondeve vetëm për
vendet që përdorin euron do të
ndihmonte anëtarët më të varfër
të organizatës, si për shembull
Greqinë, që të merrte hua më të
lirë e me kushte më lehtësuese,
por mund ta bënte koston e
huamarrjes të lartë për vendet e
Bashkimit Evropian në lindje të
kontinentit që nuk operojnë me
Euron. Ideja e eurobondeve u
hodh së pari nga ministri italian
i Financave, Xhulio Tremonti, në
Forumin Ekonomik të Davosit,
janarin e kaluar dhe që atëherë
është mbështetur publikisht
dhe hapur nga Fondi Monetar
Ndërkombëtar. Italia ka borxhin
më të lartë publik në të gjithë
eurozonën dhe i intereson shumë
marrja e kredive me kushte lehtësuese.
Ministri gjerman i Financave,
Peer Steinbruck, dhe Carl
Heinz Daube, kryetari i agjencisë
gjermane të borxheve janë
shumë skeptikë në lidhje me
këtë manovër fi nanciare. Liderë
nga grupi i 9 vendeve të Evropës
Lindore që nuk janë në Eurozonë
do të mbajnë së bashku një takim
me Barroson, Presidentin e
Komisionit Evropian në Bruksel
të dielën e ardhshme për të diskutuar
në lidhje me problemin
që do të shkaktojnë eurobondet
për ta. Kryeministri polak, Donald
Tusk, do të takohet edhe me
Kancelaren gjermane, Angela
Merkel, sot në Hamburg për të
diskutuar mbi të njëjtin problem.
Francezët, italianët dhe spanjollët
parashikojnë që të hedhin
miliona euro në industritë e
ndërtimit të makinave. Shqetësimet
e anëtarëve të ndryshëm
të BE-së ndodhin në mesin e një
paqartësie të madhe në mesin e
së cilës ndodhet procesi i zgjerimit
të Bashkimit Evropian, që
pas valës së fundit të vitit 2004.
Takimi i Brukselit duhet të tregojë
se ndërsa kriza po godet vende
të veçanta në mënyra nga më të
ndryshmet, organizata duhet të
fl asë me një zë të vetëm.
Evropian nga Evropa Lindore
druhen se mos për shkak të
vështirësive të krijuara nga kriza
ekonomike, do të lihen pas nga
vendet e tjera të Perëndimit që
janë gjithsesi më të fuqishme
ekonomikisht. Ky është një nga
shqetësimet kryesore të këtyre
vendeve në prag të takimit të BEsë
të dielën e ardhshme. Polonia,
Republika Çeke, Sllovakia, Hungaria,
Lituania, letonia, Estonia,
Rumania, Bullgaria shpresojnë
që të nxisin Gjermaninë, Holandën
dhe vendet nordike që të
bëhen bashkë në një koalicion
që do të kundërshtojë krijimin e
të ashtuquajturave "eurobonde".
"Ne duam që të parandalojmë
këtë projekt që me fjalë të tjera
parashikon një Evropë që do të
lëvizë me dy shpejtësi. Prezantimi
i eurobondeve vetëm për
eurozonën nënkupton plotësisht
një realitet të tillë", deklaroi
zëvendëskryeministri polak.
Krijimi i eurobondeve vetëm për
vendet që përdorin euron do të
ndihmonte anëtarët më të varfër
të organizatës, si për shembull
Greqinë, që të merrte hua më të
lirë e me kushte më lehtësuese,
por mund ta bënte koston e
huamarrjes të lartë për vendet e
Bashkimit Evropian në lindje të
kontinentit që nuk operojnë me
Euron. Ideja e eurobondeve u
hodh së pari nga ministri italian
i Financave, Xhulio Tremonti, në
Forumin Ekonomik të Davosit,
janarin e kaluar dhe që atëherë
është mbështetur publikisht
dhe hapur nga Fondi Monetar
Ndërkombëtar. Italia ka borxhin
më të lartë publik në të gjithë
eurozonën dhe i intereson shumë
marrja e kredive me kushte lehtësuese.
Ministri gjerman i Financave,
Peer Steinbruck, dhe Carl
Heinz Daube, kryetari i agjencisë
gjermane të borxheve janë
shumë skeptikë në lidhje me
këtë manovër fi nanciare. Liderë
nga grupi i 9 vendeve të Evropës
Lindore që nuk janë në Eurozonë
do të mbajnë së bashku një takim
me Barroson, Presidentin e
Komisionit Evropian në Bruksel
të dielën e ardhshme për të diskutuar
në lidhje me problemin
që do të shkaktojnë eurobondet
për ta. Kryeministri polak, Donald
Tusk, do të takohet edhe me
Kancelaren gjermane, Angela
Merkel, sot në Hamburg për të
diskutuar mbi të njëjtin problem.
Francezët, italianët dhe spanjollët
parashikojnë që të hedhin
miliona euro në industritë e
ndërtimit të makinave. Shqetësimet
e anëtarëve të ndryshëm
të BE-së ndodhin në mesin e një
paqartësie të madhe në mesin e
së cilës ndodhet procesi i zgjerimit
të Bashkimit Evropian, që
pas valës së fundit të vitit 2004.
Takimi i Brukselit duhet të tregojë
se ndërsa kriza po godet vende
të veçanta në mënyra nga më të
ndryshmet, organizata duhet të
fl asë me një zë të vetëm.