Morati: Calciopoli nuk është çështje private!
ITALI- Pas 48 orësh nga akuzat e presidentit të Fiorentinës Diego Dela Vale, që ka thënë se Morati vetëm i shmanget procesit të Calciopolit dhe se duhet të ulet në tavolinë për të diskutuar për të, kreu i klubit të Interit ka reaguar sot, duke ndezur akoma më shumë debatin.
“Është e vështirë të kuptosh sensin e kërkesave të vazhdueshme për këtë takim që kërkon Dela Vale, - tha Morati. – Calciopoli nuk është një çështje private, që mund të zgjidhet duke bërë katër llafe në një tavolinë. Është një çështje e vendosur tashmë nga organet kompetente dhe unë kam respektin maksimal ndaj tyre”, shtoi presidenti i Interit.
Morati u shpreh se nuk ka ndërmend të ndryshojë qëndrim mbi këtë çështje, duke deklaruar se kërkesa të tilla “nuk bëjnë gjë tjetër, veçse kërkojnë të mbajnë hapur në mënyrë të kotë, një çështje të zgjidhur tashmë”. Ndërkohë, drejtori i Juventusit Bepe Marota, ka reaguar menjëherë pas fjalëve të Moratit: “Asgjë nuk ka mbaruar, ne do ndjekim të gjitha rrugët ligjore për të marrë drejtësi”.
(e.m/A.Latifi/BAlkanWeb)