Komenti i rëndë i El Pais: Ky Real është kamorrist!
SPANJË- Presidenti Perez duhet të vendosë nëse skuadra do të jetë Reali i Madridit apo një bandë kamorristësh. E përditshmja prestigjioze spanjolle “El Pais” është pozicionuar ashpër kundër Realit dhe trajnerit të saj Murinjo, pas sherrit në ndeshjen e Superkupës. Ajo ka sulmuar ashpër portugezin për gishtin në sy ndaj ndihmësit të Guardiolës, Vilanova: “Ishte një agresion burracaku”.
“El Pais” shton: “Murinjo, në vend të kërkonte falje, tregoi mungesë totale respekti. Reali nuk mund ta tolerojë këtë sjellje”. Në Spanjë, nuk kanë të mbaruar polemikat, pas klasikes së ditës së mërkurë në Superkupë. Në Barcelonë ngrenë gishtin kundër Murinjos, ndërsa në Madrid mediat dhe opinioni duken të përçarë në mbrojtjen e portugezit. Një pjesë e gazetave ulërasin se “Ata të Barcelonës provokuan”, ndërsa një pjesë tjetër ndjehet e fyer për sjelljen e Realit të Madridit e sidomos të trajnerit të kësaj skuadre.
Arbitri ndërkohë, në raportin e tij nuk ka shkruar asgjë për sherrin, përveçse për motivet që e çuan të nxirrte me karton të kuq Marselon, David Vijën dhe Mesut Ozilin. As Barcelona nuk do të bëjë denoncim, kështu që për Murinjon nuk pritet të ketë sanksione. Deklaratat e protagonistëve dy ditë më parë, kanë krijuar idenë e një lufte mes dy kampeve. Sot, klubi i Barcelonës ka publikuar një video ku tregohet Murinjos që godet Fabregas të shtrirë, por në fakt imazhet janë disi të paqarta.
(e.m/A.Latifi/BalkanWeb)