Fabregas: Shpresoj ta luaj një rol kyç për Spanjën

Cesc Fabregas shpreson se do ta luajë një rol kyç për Spanjën në Euro 2012, në mënyrë që ta ndihmojë skuadrën e tij ta mbrojë titullin e kampionit evropian.
“Jam shumë optimist para Evropianit. Fizikisht jam mirë dhe mentalisht jam shumë i fortë. Shpresoj se do të jem i rëndësishëm për Spanjën ashtu sikur në vitin 2008. Dëshirojmë ta shkruajmë historinë dhe të bëhemi ekipi i parë që e mbron titullin e Evropianit”, tha Fabregas për ‘El Mundo Deportivo’.
Spanja gjendet në grupin C së bashku me Italinë, Kroacinë dhe Irlandën Veriore.