Fabregas: Unë jam lojtar i Barcelonës
Arsenal
çesk Fabregas është gjithnjë e më pranë veshjes së bluzës së Barcelonës. Mesfushori i Arsenalit është rrëfyer për revistën “DIR Emotions”: “Unë jam një lojtar i Barcelonës. Jam fansi i klubit dhe kështu ka qenë gjyshi im, xhaxhai im, kushëriri im. Jam shumë i dashuruar me ato ngjyra qëkurse kam qenë i vogël, jam një katalanas. Por tani jam kapiten i Arsenalit. Te ‘gunners’-at jam përmirësuar si lojtar dhe si njeri”. Arsen Venger e mori tek Arsenali, kur nuk kishte mbushur ende 16 vjeç: “Për mua është një baba i dytë, vazhdon Fabregas. Ai nuk do që unë të iki dhe biseda e fundit me të në Londër ka qenë një nga momentet më të vështira që kam përjetuar ndonjëherë. Më ka emocionuar”.
#