E Shtunë, 31 Tetor 2026

Inter-Maskerano, një tjetër sinjal

Mesfushori

Largimi i Havier Maskeranos nga Liverpuli për tek Interi është tashmë thuajse i sigurt: pas fjalëve të blerjes më të re të “Reds”-ave, Roy Hodgson, i cili disa ditë më parë, pohoi se synon blerjen nga Aston Vila të bullgarit Stilyan Petrov, lojtar me karakteristika ideale për të qenë zëvendësuesi i Argjentinasit, gjithçka bëhet edhe më e qartë. Megjithatë, për momentin, ende nuk ka asgjë zyrtare. Interesimi i Interit për mesfushorin e Kombëtares së Argjentinës është publik, por ende nuk po shikohet të flitet për një tratativë konkrete, edhe pse trajneri Rafael Benitez nuk e ka fshirë kurrë nga lista e tij për të përforcuar skuadrën zikaltër. Gjithsesi kalimi i tij te klubi i Masimo Moratit mendohet të jetë vetëm çështje orës.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›