Fabregas, i lumtur të mbetet në Arsenal

Kapiteni i Arsenalit, Cesc Fabregas ka theksuar se është i lumtur të mbetet në klub dhe insistoi se ende nuk ka marrë vendim rreth largimit të mundshëm gjatë kësaj vere. Mesfushori spanjoll tash e një kohë të gjatë spekulohet me rikthim te klubi i tij i fëmijërisë, Barcelona.
“Jam futbollist i Arsenalit. Këtu jam që tetë vite dhe jam shumë i lumtur. Nuk kam marr asnjë vendim. Nuk varet gjithçka nga futbollisti dhe për momentin nuk di asgjë. Në këtë jetë kurrë nuk mund të thoni kurrë, pasi shumë gjëra mund të ndodhin pa i parashikuar ato. Por, jam i lumtur këtu. Gjithçka tjetër është vetëm spekulim dhe e pavërtetë”, deklaroi ai.
Mediet spanjolle kanë raportuar se Barcelona duhet të paguajë rreth 40 milionë euro për të siguruar shërbimet e Fabregasit.