E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gago mirëpret Liverpoolin

Nga Express më 16 qershor 2011 në ora 16:09

Menaxheri i Fernando Gagos ka pranuar se Liverpool do të ishte opsion i mirë për klientin e tij në rast të largimit nga Real Madridi gjatë verës. Mesfushori 25 vjeç spekulohet me transferim në Angli, ku kërkohet nga Liverpool dhe Aston Villa. “Gago ka nevojë të luajë dhe Liverpool do të ishte klub i përkryer për të”, tha menaxheri i tij Marcelo Lombilla, për të përditshmen angleze Daily Star. “Fernando dëshiron të luajë në shkallën më të lartë dhe për momentin kjo nuk është e mundshme në Madrid”, përfundoi ai.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›