Fabregas në super formë

Pasi e nisi sezonin në bankinë dhe spekulohej për një largim të tij të mundshëm gjatë janarit, Cesc Fabregas ka shpërthyer në ndeshjet e fundit, duke u bërë lojtar i rëndësishëm i ekipit të Tito Vilanovës.
Mesfushori spanjoll ka realizuar tre gola në dy ndeshjet e fundit, dy ndaj Sevillës dhe një ndaj Benficas.
Ai ndihet i lumtur për formën nëpër të cilën po kalon.
“Unë kam qenë gjithmonë i qetë. Ndonjëherë gjërat nuk shkojnë mirë, por tash, në dy ndeshjet e fundit kam shënuar dy gola me këmbën e majtë. Një gjë të tillë nuk e kisha bërë kurrë më parë”, tha ish futbollisti i Arsenalit.
“Po luajmë mirë lojë pas loje”, përfundoi ai.