Fabregas shpreson në qëndrimin e Guardiolas

Mesfushori i Barcelonës, Cesc Fabregas dëshiron që Pep Guardiola të vazhdojë të qëndrojë në bankinën e skuadrës, edhe pas përfundimit të këtij sezoni.
Gjatë një interviste për të përditshmen katalan Sport, Fabregas ka theksuar rëndësinë e madhe të Guardiolas për ekipin nga Nou Camp.
“Lutem derisa Guardiola të vazhdojë kontratën e tij me Barcelonën. Vetëm ai e di nëse do ta vazhdojë por më duket super i motivuar. Futbollistët janë të rëndësishëm, por është ai që e drejton makinën dhe nxjerr maksimumin nga ne. Nëse do të largohej, do të ishte debakël për Barcelonën”, tha Fabregas.